25.4.14

Ashensori do të kaloj nëpër 94 kate për të arriturte i  95-ti për vetëm 43 sekonda
Kompania ‘Hitachi’ po planifikon të krijojë një ashensor në Kinë, i cili parashihet të jetë më i shpejti i të gjitha kohërave në botë. Sipas kompanisë ky ashensor do të shkojë në katin e 95-të për 43 sekonda.


Me këtë shpejtësi super eksluzive, duhet të pranojmë se do të harxhoni më shumë kohë duke pritur ashensorin që të ndalojë tek kati juaj, për shkak të objektit të lart të banimit sesa të arrini në katin e duhur kur jeni në ashensor, kanë shhaqur brengën e tyre drejtuesit e kompanisë në pamundësi të gjejnë një alteranativë më të shpejtë e më creative për kohën e dalje-hyrjeve nga dhe në ashensor. 

Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se do të ndërtojë një ashensor që do të lëvizë me shpejtësi 72km/h në një ‘qiellgërvishtës’ që është në jug të Kinës, në qytetin Guangzhou. Ky qiellgërvishtës do të jetë gati , pas dy vitesh gjegjësisht nga viti 2016. 
Për momentin vetëm ndërtesa Taipei 101 në Tayvan mban rekordin për ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëvizë me shpejtësi 60.6km/h. 
Kompania ‘Hitachi’ është e sigurt se ashensori i saj i ri do të ofrojë një udhëtim të rehatshëm, edhe pse në shpejtësi të lartë, dhe ju nuk do të ndjeni aspak presionin e ajrit.Xh.V.



Fan Noli - Rent or Marathonomak


Rent, or rent, rent e u thuaj 
Se u çthur ordi e huaj, 
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!

Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush' e brek mi brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!

Ke një plagë, po s'e the,
Djers' e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!

T'u tha gryka, po s'të pihet,
T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrë kaqë s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!

Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra brinjët t'i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s'janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan' e që të çquan
Dhe fuqinë t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok' u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!

https://www.youtube.com/watch?v=diEwxkVK5tw

0 comments:

Post a Comment