25.4.14

Njëri prej hoteleve më luksoz në Dubai, Burj Al Arab, është duke planifikuar të organizoi ceremoni martesore në pistën e saj të helikopterit (heliodrom), në një lartësi prej 212 metra nga ku mund të shihet Gjiri Arabik. Hoteli që shtrihet mbi ujë në një ishull privat të Dubait, është duke ofruar diçka të pazakontë për çiftet e dashuruar që dëshirojnë të kenë martesë me një pamje mahnitëse. Por për të realizuar këtë ëndërr ata duhet të ndajnë plotë 33 mijë dollarë.

Ky hotel njihet për mysafirët e famshëm dhe të pasur që deri më sot e kanë vizituar si: futbollisti anglez Ëayne Rooney dhe bashkëshortja e tij Colleen, ylli i Formula 1, Leëis Hamilton dhe modelja Claudia Schiffer. Ai gjithashtu njihet për titullin e hotelit më luksoz në botë. Por çiftet që dëshirojnë të ndërrojnë unazat këtë vit, ky hotel u ofron panoramë të vërtetë dhe organizon çdo detaj të ceremonisë dhe tarraca e këtij hoteli do të jetë e disponueshme 24 orë.


Çmimi për rezervimin e pistës së helikopterit kushton plotë 33 mijë dollarë, por nëse mysafirët dëshirojnë gjëra shtesë, atëherë normalisht që çmimi rritet. Pista e helikopterit të këtij hoteli ka një histori të gjatë, pasi në vitin 2004, golfisti numër një në botë Tiger Wood zhvilloi një lojë, por edhe tenistët Roger Federer dhe Angdre Agassi, ishin në qendër të vëmendjes kur zhvilluan një lojë tenisi në maje të ndërtesës.



0 comments:

Post a Comment