14.4.14

Kur të kem vdekur më dërgoni në “Anfield”, citohet të ketë thjnë futbollisti më  mirë i Liverpool-it, Steven Gerard. Ai së bashku me suadrën e ti është shumë pranë realizimit të ëndrrës, kurorzimit me titullin e kampionit me Liverpoolin e tij.

“Duam ta fitojmë titullin për Gerrard-in… Stevie definitivisht e meriton titullin për tërët atë që ka dhënë për skuadrën. Secili lojtar do të jap cdo gjë nga vetja që të realizojmë atë qëllim”, ka deklaruar, Daniel Sturridge, i cili është më se i merituar që Liverpool katër javë para fundit të kampionatit kryeson radhitjen dhe është shumë afër që të fitojë titullin, pas plotë 24 vitesh në Premier League.

“Kur të vdes më dërgoni në Anfield”
Udhëheqësi i skuadrës brenda fushës, Steven Gerard, ka ardhur në skuadrën e Liverpoolit shumë i ri, si 9-të vjeqarë, kurse kontratën e parë pofesionale e ka nënshkruar në moshën 17-të vjeqare.
“Kur të kem vdekur më dërgoni në ‘Anfield’”, citohet të ketë thënë njëshi i Liverpooli-it, i impresionuar nga fitorja e madhe e fundjavës ndaj Manchester City (3 : 2).
Ai së bashku me suadrën e tij është shumë pranë rezalizimit të ëndrrës kahmotshme, kurorëzimit me titullin e kampionit me Liverpoolin e jetës së tij. Ky ishte mesazhi i njeriut që gjithmon do të mbetet ‘i ngujuar’ brenda zemrave të tifozëve të Liverpool-it, skuadër kjo të cilën ka mundur ta braktis disa here, por që nuk ka dashur t’ia kthente shpindën!

Refuzoi Jose Mourinho-n, Real Madrid dhe Bayern Munich…
Kur në vitin 2005, si i dyti kapiten më i ri i skuadrës, ka mundur të zgjedhë se ku do të vazhdonte karrierën, kishte përkujtuar shokun, mikun dhe familjarine e tij të vdekur në tragjedinë e “Hiltsborough-ut”, dhe kishte deklaruar: “po të shkoja nga Liverpool, do të pshtyja në varrin e kushëririt tim!”
Madje katër herë kishte refuzuar vet strategun, Jose Mauronho; nuk ka dashur të dëgjoj as për skuadrën e madhërishme botërore, Real Madrid, e as për Bayern Munich. Dëshironte vetëm Liverpoolin dhe titullin e kampionit me këtë skuadër ku kaloi tërë karrierëne  tij prej futbollisti!

Legjenda i mbytur në lotë!
Pas fitores djeshme ndaj City-t kishte qarë thonë mediat...! Kishte arsye – koincidonte me përvjetorin e tragjedisë së skuadrës dhe tri pikët e reja që e qojnë një hap më afër titullit skuadrën e tij. Ishin arsye të mjaftueshme sa të shpërthente njeriu i ndruajtur, i qetë në fushën e lojës, stabil, i lezetshëm, shiqiuar nga jshtë I hareshëm, por që në vete vlonte e përvëlonte, për të shpërthyer më në fund në vaj...
“Në fushën e lojës është udhëheqës i pakrahasueshëm i skuadrës, dirigjent, kreator, organizator, dhe udhëheqës.  Ai këtu është tërë karrierën e tij, dhe është vërtetë krenari të lush përkrah tij”, ka thënë Sturridge, i cili vetëm gjatë nëntë javëve të para ka shënuar 9 gola për skuadrën.
Është i njohur edhe si ‘merakli’ i vopzitjes automobilave dhe me një rast kishte goditur një fëmijë. Për fat nëntëvjeqari që pësoi kishte përfunduar vetëm me gërvishtje të lehta, kurse Gerard ia kishte sjellë këpucën e të madhit Wayne Rooney, të cilin voglushi e kishte idol!
Ky ëëhët kapiteni i Liverpool-it; kjo është madhështia e quajtur ‘Steëen Gerard’, që meriton një titull kampioni…! Xh.V.


0 comments:

Post a Comment