26.3.14

Festivali “NGOMFest” ka shpallë zyrtarisht datat e edicionit të tij të katërt, që këtë herë do të zgjasë katër ditë rresh n qytetin e bukur të Prizrenit, nga 31 korriku deri më 3 gusht
Sipas njoftimeve nga drejtuesit  festivalit, këtë vit do të marrin pjesë artistë të rrymave të ndryshme muzikore duke filluar nga ajo elektronike, drum&bass, dubstep, jazz/ethno, metal, punk, hip-hop si dhe asaj popullore-qytetare, kurse aktivitetet do të mbahen ne tri skenat kryesore të festivalit.
Skena e Shadërvanit në një prej netëve të festivalit do të jetë e rezervuar për artistët e muzikës popullore/qytetare të SHKA “Agimi” nga Prizreni, dhe netët tjëea do të ndahen për performancat e muzikës së zhanrit jazz/ethno. Skena e Marashit në ditën e parë të festivalit do të mbledhë adhurues të muzikës së zhanrit hip-hop, ndërsa tri netët tjera do të jenë të rezervuara për muzikë live dhe elektronike.
Promo Skena për të tretin vit me radhë vazhdon të jetë e hapur për artistët dhe bendet e reja. Skena tradicionale e Parkingut, për këtë edicion do të jetë e vendosur ne ‘Kino Bahqe’.
Këtë vit, për dallim nga vitet e mëparshme “NGOMFest” do të zgjasë katër ditë dhe programit të festivalit do t’i shtohen zhanri hip-hop dhe muzika popullore/qytetare.
Xh.V.

0 comments:

Post a Comment