26.3.14

Real Madrid sërish befason.Këtë herë për të keq! Skuadra mbretërore papritmus gjendet në situatë aspak të volitshme në La Liga,. Ajo sonte ka marrë një goditje të fuqishme, e të papritur për t’u “plandosur përtokë”, në garë për titull të kampionit në La Liga.
Los Blancos u mposhtën në udhëtim te Sevilla me rezultat 2:1 dhe kanë rënë në pozitën e tretë në tabelë. Cristiano Ronaldo ka kaluar Realin në epërsi në minutën e 14-të. Por, Sevilla ka barazuar vetëm pesë minuta më vonë përmes Carlos Bacca. I njëjti futbollist ka shënuar për t’i siguruar fitoren Sevillas në minutën 75-të, dhe për të gjunjëzuar Realin befasisht!
Humbjen e Realit e ka shfrytëzuar Atletico Madrid duke mposhtue Granadan (1:0), me golin e vetëm të shënuar nga Diego Costas, për të bërë një hap të madh drejt kreut të tabelës me një pikë më shumë se Barcelona që aktualisht është e dyta.
Me këtë humbje Reali ia ka vështirsuar vetes skajshmërisht punët për titulin e kampionit. Dy xhiro më parë “Mbretërit” kishin të gjitha adutet në dorën e tyre, por humbja e javës kaluar nga Barcelona dhe kjo e sontmja nga Sevila e kanë sjellë Realin në pozitë tejet të palakmueshme.

Xh.V. 

0 comments:

Post a Comment