14.3.14

Ndeshja më e madhe e planetit, dueli i njohur “El Clasico”, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, është i veçantë edhe sa i përket çmimeve të biletave. Për të përjetuar kënaqësitë e drejtpërdrejta të duelit që mund të  vendosë kampionatin spanjoll sivjet, më 23 mars në Bernabeu, shikuesit duhet të paguajnë majmë, për ta marrë një biletë. Për El Clasicon e pranverës, bileta më e lirë kushton 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta, asgjë, vetëm 340 euro. 


Sipas mediave spanjolle, çmimet aktuale të biletave kanë shënuar një rekord, pasi asnjëherë më par1ë, nuk kanë qenë kaq shtrenjtë. Katër pikë është dallimi ndërmjet dy ekipeve aktualisht, njëmbëdhjetë xhiro para përfundimit kampionatit. 


 Dy ekipet ndër më të mirat jo vetëm në kontinentin e vjetër, por mbase në mbarë rruzullin janë edhe në finale të Kupës së Mbretit, ku do të takohen edhe njëherë, ndërsa të dyja kanë kaluar edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, çka do të thotë se shumë lehtë mund të kemi edhe dy duele të tjera ndërmjet tyre.

0 comments:

Post a Comment