15.3.14

Shumica e njerëzve, në reagimin e tyre për këtë fotografi do të thoshin: “Foto e mirë e papagallit”!? Por...



Projekti i kësaj pikture në trup (body-painting) ka zgjatur katër javë. Autor është 35 vjeçari Johannes Stoter. Në shikim të parë, ajo që ju shihni në këtë foto është një papagall tropikal, megjithatë, me një sy më të vëmendshmen mund ta shihni se është një femër të cilën Stoter e ka ngjyrosur aq mirë sa që ta krijojë iluzionin e papagallit.
Stoterit, që jeton në Itali, i janë dashur katër javë për ta konceptuar projektin dhe katër orë për ta mbaruar pikturën. Një orë i ka shkuar që modelja të marrë pozën e duhur. Kështu, këmba e majtë paraqet bishtin, njëra dorë sqepin, derisa këmba e djathtë dhe dora krahët, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur çfarë kemi arritur. Edhe kolegët që e njohin punën time në fillim nuk e kanë ditur se në fotografi nuk është papagalli i vërtet. Kur e kanë shikuar me vëmendje, mbetën të mahnitur”, thotë Stoter. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment