15.3.14

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka paralajmëruar rivalin e nesërm Manchester United se do të vuajë nëse dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, duke vlerësuar se “djajtë e kuq” do të përballen me një periudhë të errët nëse nuk i arrijnë objektivat e Champions League.
Me këtë rast, Rodgers ka paralajmëruar homologun e tij, David Moyes se do të ketë shumë të vështirë të joshë futbollistë të klasit botërorë nëse nuk do të ishin pjesëmarrës në garën elite kontinentale për klube.
United nesër do të ballafaqohet me Liverpoolin në Olt Trafford dhe aktualisht ka nëntë pikë më pak se rivali lokal Manchester City kurse 11 më pak se Arsenal e Liverpool të cilat së bashku me Chhelsean këtë edicion nuk e kanë në plan të gjunjëzohen dhe janë favoritë për katër pozitat e para që do t’i dërgonin në Ligen e Kampionëve.
Ne jemi koshientë që kemi ende shumë punë për të bërë që të sigurojmë Ligën e Kampionëve, ka thënë Redgers, duke shpalosur përvojat e tij të viteve të fundit kur Liverpool kishte pa të zitë e ullirit për të siguruar lojtarë të klassit të lartë që do të ishin të aftë të përballeshin me situatën për t’i siguruar vetes pozitë sa më të lartë në tabelë. “Ne nuk ishim në Ligën e Kampionëve një kohë dhe ishim në situatë sikurse që tani është Manchester UTD. Që të mund të sillni në skuadër lojtarë cfarë dëshironi, ju duhet të jeni në Ligën e Kampionëve, sepse lojtarët cilësorë dëshirojnë të luajnë në garat më të mira dhe në nivelin më të lartë. S’ka dyshim se kjo do të pengojë Manchester UTD, por ata (United) janë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Rodgers, para ndeshjes nesërme që skuadra e tij do të jetë pikërisht mysafire te Manchester.
Marrë parasysh situatën aktuale në tabelë dhe rezultatin aspak të favorshëm nga ndeshja e parë kundër Olympiakosit (0 : 2) në kuadër të Champions Leagu, si dhe mundësive shumë të limituara për të fituar Ligën e Kampionëve kur dihet se aty janë skuadrat më të mira të planetit (Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Chelsea etj,) Skuadra e Moyesit nesër do të luajë mbase ndeshjen më të vështirë të viteve të fundit për të mbajtur eventualsiht gjalllë shpresën për një nga katër pozitat e para në tabelë që do ta dërgonte në Champions Leagu.

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment