19.3.14

Tetë skuadrat qerekfinaliste tanimë kanë filluar të ndjenjë “ethet e së premtes mbrëma” të shorteve, duke pas parasysh se pikërisht këto skuadra kanë emrat më të mëdhenjë që ka bota e futbollit sot.
Tri skuadra nga Spanja, dy nga Anglia, dy nga Gjermani dhe një nga Franca, kanë kompletuar përbërjen e qerekfinalistëve të sivjemë të ligës më prestigjioze evropiane, Champions League.

Ndonëse ishte parashikuar që do të ishte një sfidë e madhe, e paqartë deri në fund, skuadra e Manchester United, pas një periudhe të gjatë ka kthyer epitetin e dikurshëm si një nga skuadrat më të mira të të gjitha kohërave të kontinentit të vjetër.
Ata me mund të madh kanë përmbysur rezultatin më të vështirë në lojën e futbollit (2 : 0) për t’i siguruar vetes një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira europiane.
Heroi i ndeshjes padyshim se ishte holandezi Van Persi me het-trik, dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe një në të dytën, por merita të mëdha ka edhe lojtari më i shtrenjtë i “djajve të kuq”, Rooney, i cili ka pas një paraqitje si në ditët më të mira të karrierës tij. Padyshim se nuk duhet harruar reagimet spektakulare të portierit De Gheaa, i cili disa herë ka shpëtuar portën me intervenime të jashtëzakonshme.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes sontme të zhvilluar në Dortmund, skuadra vendëse Borusia mezi ia ka dalë të ruaj avantazhin nga ndeshja e parë (2 : 4) e zhvilluar në  Petersburg, ndaj mysafirëve shumë të papërshtatshëm,  të cilët që në pjesën e parë dëshmuan se nuk kishin udhëtuar sa për sy e faqe në Gjermani. Ata kaluan në epërsi me golin e Hulk të shënuar qysh në minutën 16-të të takimit. Shifrat i ka barazuar Sebastian Koehl për t’i siguruar ekipit të tij një pushim më të qetë. Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që kaluan në epërsi përmes Jose Salomon London në minutën 70-të, por kjo ishte e tëra sa i përket potencialit të tyre.  
Padyshim se analistët do t’i favorizojnë dy apo tri skuadra qerekfinaliste në ditët në vijim, në mesin e të cilave me patjetër do të dominojnë opinonet për Real Madrid, Barcelona nga Spanja dhe Bayern Munich nga Gjermani, por assesi nuk është për t’u nënvlerësuar potenciali i skuadrave tjera si: Chelsea, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, PSG e Manchester UTD.
Se cilat do të jenë sfidat qerekfinale, do të mësohet të premten kur do të bëhet tërheqja e shorteve.

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment