22.4.14

Rhonda Byrne 

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionin e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje. Ajo që zbulova ishte absolutisht mahnitëse. Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e Fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenjë kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.



Në shkollë nuk kam studiuar ansjëherë shkencë apo fizikë, por, prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja t’i kuptoja. Studimi i fizikës së kuanteve më ka ndihmuar të kuptoj më në thellësi sekretin, në një këndvështrim energjik. Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së sekretit dhe teorive të shkencës së re.

Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers. Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë. Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet  nga ajo cka ti mendon dhe ndien. Të gjitha gjërat që do, janë bërë nga energjia. Edhe ato dridhen. Gjithcka është energji.

*
Këtu hyn faktori “Surprizë”. Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj cfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe të tërheq drejt teje! Kur përqëndrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drejt teje. Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers, sepse të është dhënë fuqia  për ta përqëndruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve tua dhe të ndryshosh  dridhjet e gjërave në të cilat je përqëndruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën të dridhet drjet teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.
Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit tërheqin të ngjashmit. Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithcka drejt teje, energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron. Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta dhe të janë mendimet e ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.

Nga cdo këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmon i njëjtë. Ne jemi NJË. Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës energjike unike, e Mendjes supreme unike, e Vetëdijes unike ose e Burimit krijues unik. Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Universi është rezerva universale dhe furnizuesi i gjithckaje. Cdo gjë që vjen nga universi transportohet tek ti nga një ligj i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve. Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme. Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!

*
Nuk janë njerëzit ata që japin gjërat që dëshiron. Nëse i përmbahesh kësaj bindje të rreme, do të përjetosh mungesa sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezervë. Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë univers, Mendje supreme, Zot, Inteligjencë infinite apo cfarëdo tjetër. Sa herë që merr dicka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me rezervën.
Inteligjenca universale, që përhap gjithcka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta jap ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.

*
Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshme, provo këtë mënyrë të shkurtër: Shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpjetësi të dritës. Në castin që kërkon, objekti i dëshirave tuaja është fakt në fushën shpirtërore universale dhe ajo fushë është gjithcka që ekziston. Kur përcepton dicka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.

Sekreti është brenda teje. Sa më shumë që ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë ta praktikosh, sepse ti vet do të jesh fuqia, perfeksioni, mencuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.

* Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngriten dhe ulen për ty. zogjtë këndojnë për ty, Dielli lind dhe perëndon për ty. Yjet dalin për ty. Gjithcka është për ty, cdo gjë e bukur që sheh, cdo përvojë e mrekullueshme që përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa ty. Pavarsisht se cfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të vërtetën se kush je realisht. Je padroni i universit. Je trashëgimtari i mbretërisë. Je perfeksioni i jetës. Dhe tani e di sekretin.
Gëzimi qoftë mbi ty!

*Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh atë.

* Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithcka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm munges dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithcka lind nëse e mendon dhe ndien nga brenda. Mendja jote është forcë krijuese e të gjitha gjërave. Atëherë si mund të ketë mungesa? Është e pamundur. Aftësia jote për të menduar është e pafundme, poashtu edhe gjërat që mund t’i materializosh me mendimet tuaja janë të pafundme. Kjo vlenë për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e vetëdishme për natyrën e saj të pafundme.
 Asgjë nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm në mendjen njerezore. Kur i hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.
* Kur zbulova sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhet fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet informative na japin më shumë lajme të këqija, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të transmetojmë një sinjal të ri e të përqëndrohemi në atë që dëshirojmë.


0 comments:

Post a Comment