4.5.14

Se futbolli është sporti më tërheqës dhe zbulimi më i madh epokal i të gjitha kohërave, dhe jo vetëm zbulimeve nga sporti, kjo tanimë dihet. Nuk ka asnjë sport tjetër, madje asnjë ngjarje tjetër që ngërthen aq shumë emocione dhe tubon rreth vetes numër më të madh të interesuarish, përpos, kuptohet, luftrave të përmasave gobale që përbëjnë interesa gjeostrategjike, ekonomike e që zakonisht kanë konotacione politike etj.

Shih për këtë futbolli trajtohet e konsiderohet si zbulimi më i dashur dhe më tërheqës që ka pas ndonjëherë raca njerëzore. Por sesi edhe brendapërbrenda këtij sporti të dashur për njerëzimin ka ngjarje e kuriozitete të panumërta, kjo dosido lidhet me interesimin aq masovik për futbollin. Njëri nga kuriozitete e lojës së futbollit është edhe skuadra e Chelsea-s, e cila vetëm pak kohë më shumë se një dekadë më parë as që mendohej se do të ishte njëra nga skuadrat më të famshme të planetit. Madje as në hap me skuadra angleze si Manchester UTD, Liverpool, Arsenal, madje edhe Nottingham Forest (tani anëtare e kategorisë dytë – Championship), që kishin bërë emër gjatë viteteve tetëdhjeta e nëntëdhjeta kur futbolli botërorë kulmoi me të arrituarat e saj në të katër anët e globit.
A e keni ditur se njëra ndër skuadrat më me emër dhe ndikim sot në futboll, Chelsea, para disa viteve është shitur për rrafsh 1 funtë?!
Ishin vitet e 80-ta, të shekullit të kaluar, kur skuadra nga Londra po kalonte në një krizë të thellë financiare dhe po shkonte drejt shuarjes, sa puna erdhi deri aty se kushdo që donte ta shpëtonte këtë skuadër i lihej në duar pa kurrfarë kompensimi. Ishte viti 1982, kur Kenë Bates, ish president i skuadrave angleze, Oldeham City dhe Ëigan Atletic, bleu Chelsean për hiq më shumë se 1 Funtë. Beates e ndihmoi skuadrën ‘Blu’ që ta kaloi atë gjendje të rëndë financiare dhe pas disa viteve ta bëjë njërën ndër skuadrat më me emër në Premierligën angleze. Vitet më të arta nën udhëheqjen e Beates,Chelsea i pati pas vitit 1995, kur për gjashtë sezonesh të njëpasnjëshme përfundoi në zonën Top 6 të Premierligës, ndërsa në vitin 1999, Chelsea u rendit e treta me vetëm katër pikë më pak se kampioni i atij sezoni, Manchester United.

Drejtimi 21 vjeçar i Chelseas mori fund në vitin 2003, kur skuadrën nga Londra e bleu biznesmeni i njohur rus, Roman Abromovich, për 140 milion Funta. Sot Chelsea nën udhëheqjen e Abramovichit, është njëra ndër skuadrat më të mira në botë.

0 comments:

Post a Comment