Pasuria e tij përllogaritet tek 200 milion dollarët, por kur erdhi
puna për t’i propozuar juristes dhe avokates së të drejtave të njeriut, Amal
Alamuddin, George Clooney nuk zgjodhi as Parisin dhe as një udhëtim me jahtin e
tij nëpër Mesdhe.
Revista
“Page Six” zbulon detajet e propozimit për martesë të aktorit 52-vjeçar ndaj
juristes britanike, 36 vjeç, të cilën e ka njohur disa muaj më parë.
Sipas kësaj reviste, Clooney zgjodhi rehatinë e
shtëpisë së tij në Kaliforni për t’i kërkuar dorën 36-vjeçares. Madje edhe
darka ishte gatuar prej tij.
“E gatoi vetë darkën me bazë mishi dhe të shoqëruar
me verë dhe më pas befasoi Amal duke u ulur në gjunjë e më pas zgjati njërën
dorën ku mbante unazën me diamant 7 karat”, thotë një i njohur i çiftit duke
shtuar se aktori ishte aq i lumtur nga përgjigjja pozitive e Amal saqë po atë
natë kishte marrë në telefon të gjithë miqtë e tij për t’u dhënë lajmin se do
të martohej.
Propozimi ka ndodhur mbrëmjen e 22 prillit. Clooney
dhe Amal shoqërohen prej muajsh së bashku. Në muajin mars Clooney udhëtoi së
bashku me Amal në Dubai për t’u njohur me familjen libaneze të 36-vjeçares.
Për mediat rozë martesa është cështje muajsh, ndoshta
javësh dhe tashmë vëmendja është përqendruar në vendin se ku do të kryhet
ceremonia. Disa përjashtojnë vilën që aktori ka në liqenin e Komos në Itali, me
argumentimin se është shumë e ekspozuar për të ruajtur privatësinë e
ceremonisë.
0 comments:
Post a Comment