24.4.14

Si zakonisht, priten skena të cmendura! Xhirimiet do të fillojnë së shpejti kurse filmi do të jetë i gatshëm në prag të festave të fundvitit 2015.
Tom Cruise pritet të udhëtojë shumë shpejt në Tenerife për të xhiruar skena nga filmi i ri “’Mission: Impossible 5”, para se ekipi punues të c’vendoset në Londër.
Aktori 51-vjeçar është duke u përgatitur për vazhdimin e pestë të filmit aksion, ku do të përsëris rolin e Ethan Hunt. Xhirimet raportohet se do të fillojnë në njërin nga ishujt më të mëdhenjë ‘Kanarine’ para se ekipi realizues të zbarkojë në kryeqytetin anglez, raporton ‘The Sun’.
“Disa skena janë planifikuar të xhirohen rreth Londrës, përfshirë një skenë me ndjekje motoçikletash në The Mall, e ndjekur nga një skenë ndjekjeje me motoskafe nëpër “The Thames”.  “Ata po ashtu do të realizojnë disa pjesë rreth Emirates Cable Cars”, shkruan “The Sun”.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment