5.4.14

Kosovë – Senegal, në stadiumin – “Stade de Praile”, Gjenevë

Cka? - Ndeshje futbolli,  Kush? - Kosovë - Senegal,  Ku? - Në “Stade de Praile”, Gjenevë, 
Kur?- 25 maj 2014, Si?, Pse? - Miqësore, për qef, 
E cka më tej? – Kurgjo. Aty janë asat tjerë që edhe këtë kampionat botërorë, “Brazil 2014” luajnë për Zvicren, masandej shohim…!

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka marrë konfirmim – aprovimin për lejimin e zhvillimit të ndeshjes miqësore kundër Senegalit nga Federata e Futbollit të Zvicres, e cila ka lejuar që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjenevë.

Pikërisht ky ishte problemi i ndeshjes parë miqësore të përfaqësueses së Kosovës, pasi Federata Zvicrane nuk ia kishte lejuar FFK-së miqësoren e 5 marsit të këtij viti.

Kësaj radhe shteti helvetik ka shfaq një relacion më miqësorë kundrejt FFK-së, duke i dhënë dritën jeshile. Lajmin për lejimin e kësaj ndeshjeje e kanë konfirmuar burime brenda FFK-së duke saktësuar se “është kërkuar nga Zvicra leje dhe sot, (dje, e premte), është miratuar.
“Ata do të na mundësojnë që ndeshja të zhvillohet në Gjenevë”, citohet të kenë thënë burime brenda FFK-së.
Vetëm një ditë më parë vet presidenti i Federatës së Futbollit të Senegalit ka deklaruar për media të këtij shteti se Kosova akoma nuk i ka përmbushur kriteret sipas kontratës, mirëpo një gjë të tillë sot e ka mohuar burimi në fjalë nga FFK-ja duke sqaruar se “të gjitha procedurat janë kryer me kohë.”
Tanimë është mësuar se takimi.do të zhvillohet në stadiumin “Stade de Praile” të skuadrës që bën gara në Sëiss Challenge League, Servete.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 maj me fillim në ora 17:00
Pavarsisht se kjo ndeshje do të luhet jashtë Kosovës, djelmoshat e përzgjedhësit, Albert Bunjaku do të ndihen komod, madje si në shtëpi, duke pas parasysh numrin e madh të mërgimtarëve tanë që jetojnë në shtetin helvetik, të cilët pritet që të mbushin shkallët e stadiumit në Gjenevë.  

Ndërsa koha ecën pa u ndalë, Kosova para ndeshjes së lartpërmendur ka të aranzhuar një takim tjetër, atë kundër përfaqësueses së Turqisë e cila do të zhvillohet katër ditë më parë, konkretisht më 21 maj dhe akoma nuk dihet saktësisht vendi se ku do ta zhvillohet. Kjo për shkak se stadiumi i Prishtinës akoma nuk është i gatshëm, ndonëse është premtuar nga të gjitha mekanizmat institucionale se do të mobilizohen që cdo gjë të jetë ok.deri më 21 maj, conform me kriteret që dalin sipas propozicioneve të FIFA-s.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment