30.4.14

Anësori i Bayern Munchen, Arjen Robben pas ndeshjes kundër Real Madridit është shprehur i dëshpëruar me rezultatin final.

Vetëm një ditë më parë, madje pak kohë para ndeshjes, vet holandezi ka shfaqur hapur optimizmin e tij duke shkuar aq larg sa citohej të ketë thënë se “Real-in e pret ferri në ‘Allianz Arena’”, duke mos kursyer njëkohësisht edhe komplimente për cilësinë e futbollistëve madrilenë, por duke vënë në fokus të komenteve të tij supremacinë dhe dominimin absolut të dy viteve të fundit të bavarezëve.
 Bayern Munchen nuk arriti t’i shkaktoj probleme skuadrës së Ancelottit, skuadër e cila ishte mjaft e përgaditur për t’i bërë ballë gjigantëve gjerman. “Ne u dënuam sonte. Pavarsisht asaj ne sonte kokat tona i mbajtëm lartë, sepse ne kemi ndeshjen finalen të kupës kundër Borussia Dortmund. Ne sonte humbëm 0-4. Duhet të pranojmë këtë rezultat. Ne do të rikthehemi në shtëpitë tona dhe të shikojmë përpara”, ka thënë Robben.Xh.V.

Bayern Munich – Real Madrid 0 : 4 (VIDEO – Golat)


0 comments:

Post a Comment