16.3.14


Definitivisht në shekullin që po jetojmë, shijet, bindjet, dhe përceptimet individuale janë sa ironike poaq edhe anakronike të diksutohen. Mbase për shumëkë do të dukej si jo parimore të bënte krahasime mes kualiteteve të lojtarëve të ndryshëm, duke vënë në pah cilësitë dhe avantazhet e njërit në raport me cilësitë dhe kualitetet e të tjerëve, por kjo nuk duket të jetë joparimore për Karim Benzeman.


Ai në një emission televiziv Francez (Telefoot de la TF1) ka deklaruar se sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futboll mbetet Braziliani, Ronaldo.  
"Kam rastin të luaj përkrah sulmuesit më të mirë aktualisht në botë, Cristiano Ronaldos, megjithatë sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave është Ronaldo Nazario de Lima", ka thënë Benzema.
Në anën tjetër ai nuk është mjaftuar me deklaratat për Ronaldon Brazilian, por ka vazhduar me opinionet për skuadrën e Real Madridit, për të cilën ka theksuar se “është skuadra më e fortë në botë”, duke mos specifikuar se janë vetëm bindje të tij.

Me një qëndrim të skajshëm decidiv ka vazhduar duke u shprehur absolutisht i sigurt se “nuk ka asnjë më të mirë se ata (Reali), duke harruar së paku Bayern Munich e disa skuadra tjera të ligave europiane që, gjykuar nga përceptimet e ndryshme për futbollin modern, shumë njohës të futbollit nuk do të pajtoheshin, por mbase edhe nuk do të polemizonin, së paku për qëndrimet e tij decidive, të vetëdijshëm se jetojmë në kohën kur ka aq shumë mundësi preferencash individuale dhe se shijet nuk diskutohen, ose s’do të duhej të diskutoheshin me qëndrime të tilla decidive!

0 comments:

Post a Comment