25.3.14

Është evidente se skena kërkon edhe palestër për të mbajtur nën kontrollë stresin dhe kondicionin fizik që i duhet një këngëtareje me aktivitete pothuajse të përditshme në skenë. E kur flasim për aktivitetet, padyshim se Dafina Zeqiri – Dafi është ndër këngëtaret më të preferuara që mbushë ambientet kudo që performon.


Ajo spikat me zërin e ëmbël e melodik, sensin e vecantë për t’i harmonizuar të gjitha komponentet që i duhen një artisteje në skenë; për look-un karakteristik; harmoninë ritmike sipas shijeve të audiencës e dhjetëra karakteristika tjera që e bëjnë të vëcantë, ngado që shkon e kudo që performon, madje edhe unike në “tempullin” e skenës gjithmbarshme për c’gjë tanimë i ka bërë vetes një vend meritor me mundësi reale të qëndrojë gjatë në majë të “Himalajeve” të hierarkisë muzikës mbarëshqiptare, mbase një ditë edhe më gjërë… .

Përpos këtyre cilësive pozitive që e karakterizojnë, ajo, si cdo njeri, ka edhe ato negative që bien ndesh me “paqen permanente”. Së fundmi ajo ka vënë në spikamë që di të jetë edhe e ashpër, sidomos me potencialin fizik që ka.

Kohë më parë ka publikuar foto nga stërvitjet në palestër për c’gjë njihet si një frekuentuese e disciplinuar e fitnesit, ndonëse ka shfaqur pamje që “përcojnë mesazhe frikësuse”.
Fotot e publikuara në instagram që shfaqin pamje nga aktivitetet e saj stërvitore, janë adaptuar me  mbishkrimin: “viktima ime”.

Kush ishte “viktima” e saj e shtrirë përtokë dhe e mbërthyer nën “kthetrat e shqipnjës”, kjo nuk është bërë e ditur, por që duhet pas kujdes nga Dafi, pas këtyre pamjeve të publikuara, kjo tanimë është aksiomë, ose teoremë e vërtetuar do të thonin matematikanët!

Xh.V.

0 comments:

Post a Comment