7.3.14

 Padyshim Manchester UTD ka qenë skuadra më e përfolur kohëve të fundit, madje për shumë arsye në kontekstin negativ.

Pavarsisht performancave të mira që ka shfaqur, ka bërë disa oscilime të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë, duke kulmuar me humbjen turpëruese në kuadër të Champions league nga Olympiakos 2 : 0.
Javën e kaluar skuadra e Moyesit ka pushuar për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e nesërme në udhëtim te West Bromwich Albion dhe për t’u rikthyer me aspirata për sukses të plotë nga ky udhëtim.
Para takimit nesërm Moyes është deklaruar në mbështetje të futbollistëve të tij, me theks të vaçant pë lojtarët e repartit të sulmit: transferin më të shtrenjtë të skuadrës, Juan Mata, si dhe dy lojtarët tjerë kyç, Wayne Rooney e Robin Van Persie



Ai ka shfaqur bindjen se Juan Mata është adaptuar tërësisht dhe tani e tutje do të jetë pjesë e repartit ofansiv të skuadës i pasuar nga Rooney dhe Van Persie për të cilët ka thënë se janë më se të motivuar t’i kthejnë skuadrës lojën e dikurshme ofansive e me këtë edhe fatin për t’i konkretizuar e shëndërruar rastet në gola, gjë që u ka munguar kohëve të fundit.   
" Mendoj se çelësi i suksesit është që të përmirësojmë të gjitha gjërat ", ka thënë Moyes, duke konstatuar se prezenca e Matas dhe bashkëveprimi i tij me Rooney e Van Persie ka ndikuar pozitivisht në skuadër.
" Ne kemi nevojë për të rimarrë veten dhe për të krijuar më shumë mundësi nga c’kemi bërë deri më tani. Edhe pse kemi luajtur mjaft mirë në të gjitha ndeshjet, nuk kemi shënuar dhe kjo na u ka hakmarrë madje edhe atëherë kur kundërshtarët kanë qenë të koncentruar në repartin defanziv dhe kanë luajtur me kundërsulme”. Ai më tej ka shfaqur bindjen se “çelësi i suksesit është pikërisht te qëllimi që i parashtron vetes”, duke konstatuar se çdo herë kur skuadra e tij ka qenë e vendosur të shënoj e para, rezultatet kanë qenë positive.
“Loja jonë ka qenë e mirë por rezultatet kanë munguar, prandaj jemi të vendosur për rezultate pozitive në ndeshjet e radhës, dhe jam më se i sigurt që ato do të vijnë”,  ka përfunduar deklaratën e tij Moyes para ndeshjes së nesërme në udhëtim te WBA.
Të përkujtojmë se pas humbjes së fundit nga Olympiakos, ka pasur zëra të theksuar për një zëvendsim të mundshmë të Moyesit, prandaj ndeshja e nesërme është njëra nga ndeshjet më të rëndësishmë për të ardhmen e karrierës tij.

Xh. V. 

0 comments:

Post a Comment