2.5.15

Në orën 02:00 të mëngjesit të hershëm të ditës së diel do të përballen Many Pacquiao dhe Floyd Mayweather që konsiderohet pa asnjë dyshim si dueli më i madh i shekullit XXI.

Ka arsye të shumta që kjo ndeshje të quhet si më e madhja e shekullit, bazuar në shumat marramendëse që janë ekskluzivitet i këtij meqi historik. Edhe ai që do ta humb duelin do fitojë para të majme, por gjithsesi të dy boksierët kërkojnë fronin. 
”Zoti më ka krijuar vetëm për të qenë kampion”. Me këto fjalë ka filluar deklaratën e tij boksieri filipinas Pacquiao. - "Ky është dueli i shekullit dhe unë jam i gatshëm ta fitoj atë”, u shpreh Mayweather. 
Bastet favorizojnë amerikanin Mayweather, duke ditur se nga 47 duele në boksin profesionist nuk ka asnjë humbje, për ndryshim nga kundërshtari i tij që në 57 duele ka 5 humbje dhe 2 barazime. 
Las Vegas do jetë qendra e vëmendjes ndërkombëtare përkitazi me duelin më të shtrenjtë të shekullit. 
Sipas analistëve, fakt me rëndësi do jetë gjatësia e duarve të Mayweather, pasi amerikani arrin që të zgjasë duart pesë herë më shumë se sa filipinasi i zhdërvjelltë. Ai ka përfituar 300 milionë euro më shumë se Pacquiao në vitin 2014 dhe është dukshëm favorit në këtë duel. Ky duel historik, shprehur me 'gjuhen matematike' supozohet te arrijë shume astronomike si asnjehere me pare, plotë 300 milionë dollarë./Kult-Info/Xh.V./

0 comments:

Post a Comment