26.4.14

Ende pa kaluar një javë c’prej se konfirmoi se do t’i bashkohet përfaqësueses Belge, Januzaj mund të përballet me pakënaqësi nga bashkëlojtarët e tij të rinjë. Kevin Mirallas, lojtar i Evertonit, ka kërkuar nga trajneri Marc Vilmots që mos ta ftojë talentin kosovar në Kampionatin Botëror në Brazil.  



Ai paralajmëron trazira në skuadër nëse Vilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Junajtid në kurriz të lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në kualifikimet për Botërorin 2014. 

“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë në Brazil. Nuk do të ishte e drejtë për të lënë një lojtar tjetër të mirë për dikë që nuk ka luajtur shumë për klubin e tij në muajt e fundit dhe as ka kontribuar në fazën kualifikuese’, ka deklaruar Mirallas, shkruan britanikja "The Guardian"

"Adnan nuk e njeh grupin dhe fakti është se nuk ka pasur shumë minutasz në radhët e Junajtid kohët e fundit. Pastaj nuk është se ne kemi mungesë lojtari të duhur në atë pjesë të fushës. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozitën e tij në skuadrën e Belgjikës, kështu që do të jetë e vështirë për të’’, tha ai.

Mirallas mendon se talenti kosovar ka ende kohë për ta dëshmuar vetën, derisa mendon se Janzuaj duhet të ftohet në skuadër për kualifikimet e “Euro 2016″.


0 comments:

Post a Comment