21.4.14





Më 23 prill shënohet përvjetori i 450-të i lindjes së dramaturgut të famshëm. Një kompani teatrale e zonës së Uashingtonit kohët e fundit shënoi ditëlindjen e Shekspirit me një ri-interpretim të versionit origjinal pa fjalë të Hamletit nga seritë e tyre “Shekspiri i Heshtur.”

Çifti Paata dhe Irina Tsikurishvili nisën karrierën e tyre si kompani e pavarur me versionin e pafjalë të Hamletit, për të cilin fituan disa çmime lokale. Versioni i pafjalë i dramës klasike është e para shfaqje e tyre që kur themeluan kompaninë, rreth 12 vjet më parë. Çifti interpreton si Hamleti dhe Ofelia në dramatizimin e parë. Zoti Paata Tsikurishvili thotë se ashtu filluan seritë e vlerësuara nga kritikët “Shekspiri i Heshtur.”

“Hamleti hapi dyert për ne në një komunitet teatri dhe na solli shumë çmime e vlerësime. Ai ishte fillimi i Teatrit ‘Synetic’ që përhapi fjalën rreth një kompanie teatrore e cila interpretonte Shekspirin pa fjalë – një gjë e pazakontë dhe në të njëjtën kohë e kuptueshme.”

                                         


Kompania përdor muzikë, kërcim dhe gjeste për të treguar historinë.
Kësaj radhe, Irina doli në skenë si Gertruda, mamaja e Hamletit. Ajo thotë se gjuha shekspiriane është universale – dhe lë hapësirë për shumë krijimtari.

“E kemi interpretuar Shekspirin në mënyra të ndryshme, si Shekspiri i viteve 1920 në Natën e Dymbëdhjetë; Shekspirin në rërë me Mbretin Lir, dhe Furtunën në ujë.”

Për aktorin veteran të teatrit
 ‘Synetic’, portretizimi i Hamletit ishte një eksperiencë sfiduese – dhe një përgjegjësi e madhe.
“Fakti që Paata më besoi mua rolin, një rol që e ka pasur vetë, është sikur po më pason stafetënnë një garë vrapimi  dhe më ka besuar mua për të.”

Roli i Ofelisë ishte një ëndërr e fëmijërisë për 20 vjeçaren Irina Kavsadze, e cila vjen nga një dinasti aktorësh të famshëm.

“Për herë të parë unë e kam interpretuar Shekspirin në variantin pa fjalë. Para se të filloja ta lexoja vetë ose në shkollë, pashë Hamletin herën e parë kur isha nëntë vjeç, kur nuk kisha lexuar më parë ndonjë vepër të tij.”

Deri tani, kompania teatrale
 ‘Synetic’ ka fituar 24 çmime Helen Hayes – çmime prestigjoze të zonës së Uashingtonit – dhe 92 kandidime për to. Zoti Victor Shargai, i cili kryeson dhënien e çmimeve, ka qenë dëshmitar i suksesit të grupit që nga fillimi.

“Ajo që ata kanë bërë për teatrin në Uashington është me të vërtetë shumë, shumë e rëndësishme. Për teatrin kombëtar, për të gjithë vendin.”

Dhe në janar të këtij viti, Paata dhe Irina Tsikurishvili u nderuan si “Uashingtonasit e Vitit” nga revista Ëashingtonian për kontributin e tyre në komunitetin lokal të teatrit.




0 comments:

Post a Comment