8.4.14

Maurinho: “Fundi i lojës ishte shumë qenësor sepse ekipi që u mbrojt tërë kohën, në fund u dënua”

Pas fitores historike dhe deklaratave të mëhershme se do të fitojë ndaj PSG-së, trajneri kontraverz  i Chelsea, Jose Maurinho, ka folë për strategjinë e lojës duke specifikuar se ishte mjaft e rrezikshme dhe ambicioze vendosmëria e tij për inkuadrimin e dy lojtarëve ofansiv, duke aluduar tek spanjolli Torres në fund të takimit: “Doja që skuadra të luajë një lojë strategjike. Menyra sesi po luanim ishte shumë e rrezikshme dhe jam munduar qe t’i fus dy lojtarë të rinjë në periudhën e fundit”
Portugezi ka folur edhe për sfidat e skuadrës së tij, duke iu referuar lojës së koncentruar në mbrojtje dhe me kundërsulme të PSG-së për c’gjë ka thënë se ”PSG ka luajtur me kundërsulme duke mbyllur cdo gjë para portës tyre, gjë që ishte mjaft e vështirë për ne, ndaj ne shfrytëzuam sistemin që dje kishim ushtruar me Fernandon”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se kjo ishte alternativa që dha frytet e saj në minutat e fundit të takimit.

“Fundi i lojës ishte shumë qenësor sepse ekipi që u mbrojt tërë kohën, në fund u dënua” , ka përfunduar deklaratën e tij Maurinho, si gjithnjë gjakftohtë dhe autoritativ, i pakontestueshëm në atë që sot njihet  si kulmi i strategjisë në botën e futbollit. Xh.V.

0 comments:

Post a Comment