7.4.14

Nuk mund të kalojë një ditë e vetme e të mos shkruhet apo flitet për mbretin e ditëve tona të sportit më të popullarizuar, futbollit; fituesin e “Topi i Artë” për vitin e kaluar, portugezin, Cristiano Ronaldo.

Arsyet janë nga më të shumta e të marramendëse, por këtë herë Ronaldo është fokusuar për një rekord personal të një natyre krejtësisht ndryshe nga c’jemi mësuar të lexojmë, dëgjojmë apo shohim.
Me vite të tëra ai ka një garë të paimagjinueshme me argjentinasin e Barcelones, Lionel Messi. Ndonjëherë për epitetin e futbollistit më të mirë në botë, herë tjera për numrin e golave të shënuar në këtë apo atë kategori, të tretën herë madje edhe për numrin e paraqitjeve në lojë, për lëndime, për kartona, për simulimet, për kontestime golash dhe arsye tjera nga më të ndryshmet. Por, këtë herë Ronaldo e Messi kanë qenë në focus medial për një arsye tjetër, atë për numrin e fanelave të shitura ku portugezi është i pakrahusueshëm, madje bindshëm i favorizuar.
Sulmuesi i Real Madridit po se po që ka shitur më shumë fanela se Messi, por ai ka shitur më shumë fanela madje se e tërë skuadra e tij Real Madrid, gjithashtu më shumë se të gjithë lojtarët e skuadrës kampione europiane, Bayern Munich, së bashku.
Kështu ka shkruajtur gazeta “Bild” e cila ka hulumtuar këtë dukuri dhe ka nxjerrë konstatimin se portugezi deri më tani ka qenë i pakrahasueshëm, duke shitur 1 milion rekuizita, ndërkohë që skuadra bavareze ka ngecur në 880 mijë fanela të shitura.

Lista:
Real Madrid     1. 4 milionë fanela të shitura,
Barcelona        1.150 000,
Chelsea           910. 000,
Bayern M.       880. 000
Liverpool         810. 000,
Arsenal            800. 000,
Juventus         480. 000,
Inter                 425. 000,
Milan                350. 000.


6.4.14

E inspiruar nga pamjet që i ka parë në Ballkan, Ruslana Lyzhychko, këngëtarja ukrainase e cila fitoi në Eurovizionin e vitit 2004, ka qëndrim të qartë se kë duhet fajësuar në Ballkan, e po ashtu edhe për fatkeqësinë në Ukrainë dhe thotë se, kur kujton Kosovën dhe e krahason atë me Ukrainën, vjen në përfundimin se nuk duhet mashtruar nga provokimet e politikanëve.

“Mendoj se ekziston vetëm një përfundim – duhet t’i besojmë njëri-tjetrit, ta duam njëri-tjetrin, të mos mashtrohemi nga provokimet e politikanëve të cilët fitojnë nga kjo punë. Në tragjedi njerëzore ata fitojnë para. Kjo ne ukrainasve na bën të njëjtë me ju”, thotë Ruslana në një intervistë për Radion ‘Evropa e Lirë’.

Ruslana njihet edhe për qëndrimin e saj të mëhershëm kundër korrupsionit derisa qëndronte në rreshtat e parë të protestave anti-qeveri në Maiden (sheshi kryesor i Kievit), duke u bërë kështu edhe simbol i anti-korrupsionit në vend.

Këngëtarja thotë se atë që sot e sheh rreth vetes së saj ia kujtojnë pamjet që i ka parë në Kosovë dhe Sarajevë.
“Më kujtohen shenjat e plumbave kur isha në Kosovë dhe në Sarajevë. Nuk mund të besoja se diçka e tillë mund të ndodhë. E sot jemi në Maidan”, thotë Ruslana.
Ruslana thotë se politika është më e rrezikshme se tanket, armët e kallashnikovët.

Në pyetjen se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do ta takonte ndonjëherë, ajo thotë se kjo është edhe ëndrra e saj që t’ia rikujtonte disa fjalë të urta që janë të njohura edhe tek ne.


“Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”, dhe tjetrën, “Mos u mundo t’ia bësh gropën dikujt se do të biesh vet në të”.

https://www.youtube.com/watch?v=dX4lXMcasko

5.4.14











Premier League

Rezultatet: E shtunë, 5 prill

Man City         4          –          1          Sauthempton
Aston Villa       1          -           2          Fulham
Cardiff             0          -           3          Crystal Palase
Hull                  1          -           0          Sëansea
Neë Castle       0          -           4          Manchester UTD
Norëich           0          -           1          West Brom
Chelsea           3          -           0          Stoke

E diel, 6 prill

Everton            13.30h             Arsenal
West Ham       16.00h             Liverpool

E hënë, 7 prill


Spurs               20 : 00h                       Sunderland

TABELA:
  1. Chelsea                       72
  2. Liverpool                     71
  3. Manchester C.           70
  4. Arsenal                        64
  5. Everton                        60
  6. Manchester                 57
  7. Totenhem                    56
  8. Sauthampton               48
  9. Newcastle                   46
  10. Stoke C                        40
  11. West Ham                   37
  12. Hull Sity                       36
  13. Aston Vila                    34
  14. Crystal Palace             34
  15. Swansea City               33
  16. WBA                            32
  17. Norwich City               32
  18. Fulham                        27
  19. Cardiff City                  26
  20. Sunderland                  25
(Video) Golat nga ndeshja New Castle - Manchester UTD




Ish strategu i bankinës së Manchester Unitedit është emëruar ligjërues në Universitetin e Harvardit dhe mësohet se është shumë i kënaqur me punën e re për të cilën ka pranuar se po i pëlqen… .
Shefi i shtabit teknik të Manchester Unitedit, për shumë vite me radhë, Sir Alex Ferguson do të sprovojë veten se sa i suksesshëm është në cilësinë e ligjëruesit, madje në njërin nga universitetet më prestigjioze, atë të Harvardit.
Skocezi 72-vjeç, i cili është përshëndetur nag aventurat e shkëlqyera të futbollit duke i dhënë fund vitin e kaluar, pas plotë 26 vite me radhë, sa ka qëndruar në “Old Trafford”, do të vijoj që të shkëmbej njohuritë e tij si akademik në programin e ri të titulluar ‘The Business of Entertainment, Media and Sports’.
“Jam i lumtur që më është ofruar mundësia dhe ndihem i privilegjua që kontribuoj në një qendër kaq të respektuar të shkëlqesisë”, ka deklaruar Ferguson, i cili fitoi 13 tituj në ligë gjatë kohës sa drejtonte timonin e Manchester United.

“Koha që kam kaluar deri më tani në Harvard ka qenë përvojë stimuluese dhe mezi pres të vazhdoj zhvillimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Ferguson I cili sipas marrëveshjes me drejtuesit e këtij institucioni respektabil, do të fillojë pozitën e re në muajin e ardhshëm.Xh.V.
Kosovë – Senegal, në stadiumin – “Stade de Praile”, Gjenevë

Cka? - Ndeshje futbolli,  Kush? - Kosovë - Senegal,  Ku? - Në “Stade de Praile”, Gjenevë, 
Kur?- 25 maj 2014, Si?, Pse? - Miqësore, për qef, 
E cka më tej? – Kurgjo. Aty janë asat tjerë që edhe këtë kampionat botërorë, “Brazil 2014” luajnë për Zvicren, masandej shohim…!

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka marrë konfirmim – aprovimin për lejimin e zhvillimit të ndeshjes miqësore kundër Senegalit nga Federata e Futbollit të Zvicres, e cila ka lejuar që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjenevë.

Pikërisht ky ishte problemi i ndeshjes parë miqësore të përfaqësueses së Kosovës, pasi Federata Zvicrane nuk ia kishte lejuar FFK-së miqësoren e 5 marsit të këtij viti.

Kësaj radhe shteti helvetik ka shfaq një relacion më miqësorë kundrejt FFK-së, duke i dhënë dritën jeshile. Lajmin për lejimin e kësaj ndeshjeje e kanë konfirmuar burime brenda FFK-së duke saktësuar se “është kërkuar nga Zvicra leje dhe sot, (dje, e premte), është miratuar.
“Ata do të na mundësojnë që ndeshja të zhvillohet në Gjenevë”, citohet të kenë thënë burime brenda FFK-së.
Vetëm një ditë më parë vet presidenti i Federatës së Futbollit të Senegalit ka deklaruar për media të këtij shteti se Kosova akoma nuk i ka përmbushur kriteret sipas kontratës, mirëpo një gjë të tillë sot e ka mohuar burimi në fjalë nga FFK-ja duke sqaruar se “të gjitha procedurat janë kryer me kohë.”
Tanimë është mësuar se takimi.do të zhvillohet në stadiumin “Stade de Praile” të skuadrës që bën gara në Sëiss Challenge League, Servete.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 maj me fillim në ora 17:00
Pavarsisht se kjo ndeshje do të luhet jashtë Kosovës, djelmoshat e përzgjedhësit, Albert Bunjaku do të ndihen komod, madje si në shtëpi, duke pas parasysh numrin e madh të mërgimtarëve tanë që jetojnë në shtetin helvetik, të cilët pritet që të mbushin shkallët e stadiumit në Gjenevë.  

Ndërsa koha ecën pa u ndalë, Kosova para ndeshjes së lartpërmendur ka të aranzhuar një takim tjetër, atë kundër përfaqësueses së Turqisë e cila do të zhvillohet katër ditë më parë, konkretisht më 21 maj dhe akoma nuk dihet saktësisht vendi se ku do ta zhvillohet. Kjo për shkak se stadiumi i Prishtinës akoma nuk është i gatshëm, ndonëse është premtuar nga të gjitha mekanizmat institucionale se do të mobilizohen që cdo gjë të jetë ok.deri më 21 maj, conform me kriteret që dalin sipas propozicioneve të FIFA-s.Xh.V.
Ish futbollisti i Senegalit e quan “shaka e madhe” miqësoren me Kosovën.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Senegalit, Augustin Senghor, ka mbrojtur qëndrimin e tij për ndeshjen miqësore me Kosovën. Pavarsisht kritikave që ka marrë, nga ish futbollisti i spikatur i këtij shteti, Diomansi Kamara, i cili miqësoren e aranzhuar me Kosovën e ka quajtur ‘shaka e madhe’ për Senegalin, shefi i Federatës Senegaleze e ka arsyetuar vendimin e tij.

Megjthatë, ai në të njejtën kohë ka bërë me dije se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet e kontratës duke saktësuar se pikërisht FFK-ja është ajo që ka shprehur dëshirën të luaj kundër Senegalit.  “Ndeshja do të zhvillohet por ne presim që Kosova të përmbushë kushtet e kontartës”, ka deklaruar Senghor për mediat e Senegalit, por nuk ka sqaruar saktësisht se cilat kanë qenë ato kushte të parapara me marrëveshje.

Këto deklarata të tij janë plotësisht identike me ato paraprake që kishte thënë kohë më parë, ditën kur ishte konfirmuar miqësorja nga FFK-së. Ndeshja Kosova – Senegal do të zhvillohet me 25 maj në Gjenevë të zvicres. “Lojtarët do të jenë në pushim, ndaj mendoj se është e përshtatshme të pranojmë të luajmë kundër Kosovës”, ka qenë ‘justifikimi’ i Shefit të Federatës së Senegalit, Senghor, që ka bërë para trysnis mediale të këtij shteti.Xh.V.

4.4.14

Nuk është transferuar ende në Mynih, por Robert Levandowski bën mediat të flasin për të. 
Sulmuesi polak, i cili ka ngazëllyer me performansat e tij vecmas në edicionin e kaluar, si në Champions League, poashtu edhe në Bundesligen gjermane, madje dy vite më parë edhe në Kampionatin Evropian “Poloni – Ukrainë 2012”, gjatë sezonit të ardhshëm do të kalojë te skuadra bavareze, Bayern Munich, nën direktiavat e Pep Guardiolas.

Ai që tani ka filluar të interesohet për një shtëpi në Bavari dhe po ‘shoshit’ njëkohsisht mundësinë e blerjes së apartamentit të përfshirë nga flakët (tashmë e restauruar), zjarr i shumpërfolur në media, i vënë qëllimisht nga Breno më 24 Shtator 2011.

Një zjarrvënie me pasoja të dhimbshme, që i kushtoi brazilianit më shumë se 1 vit burg: nga Korriku 2012 në Gusht 2013, kur dhe është liruar nga qelia, për sic është thënë, sjellje të mirë.

Shtëpia prej 388 metrash katrorë, tashmë e restauruar tërësisht, është gati të presë një tjetër rezident dhe gjendet në një lagje luksoze në jug të Mynihut.

Nëntë dhoma gjumi, një pishinë, madje edhe një palestër, e përbëjnë apartamentin e fokusuar nga furbollisti, të gjitha këto me çmimin "ekonomik" për xhepin e një futbollisti, vetëm 22,500 euro në muaj!.Xh.V.



Romansiori,novelisti e gazetari i shquar kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, është shtruar në spital për trajtim të infeksionit të mushkërive dhe traktit urinar, kanë thënë zyrtarë Meksikan.

Autori i romaneve e novelave të jashtëzakonshme si “Njëqind vjetë vetmi”, “vjeshta e Patriarkut”, “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj”, “Kujtime kurvash të trishta”, “Dashuria në kohën e kolerës” e dhjetra libra të tjerë që i kanë bërë vend meritor në piedestalin e krijuesve ‘të pavdekshmëm’, kohëve të fundit ka pasur shumë pak paraqitje publike.

87 vjeqari Gabriel Garcia Merquez ishte fitues i Cmimit Nobel për letërsi në vitin 1982.
Novela e tij e jashtëzakonshme, “Njëqind vjetë vetmi” e botuar në vitin 1967 është trajtuar si ‘zeniti i krijimtarisë’ së tij individuale, duke i bërë vend meritor në tempullin e krijimtarisë letrare, ndër më të vlerësuarat edhe në .Xh.V.

Thënie nga Marquez:
- Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që unë jam kur pranë te kam
- Askush nuk i meriton lotët e tu. Ai që i meriton asnjëherë nuk do të të bënte për të qajtë
- Mënyra më e keqe për t’i ndjerë mungesën dikujt, është të ulesh pranë tij/saj dhe ta dish se s'do e kesh kurrë atë
- Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë je vetë bota
- Mos harxho kohën tënde me dikë që nuk i intereson ta kaloje kohën e vet me ty
Mos u mundo shumë. Gjërat më të mira ndodhin atëherë kur nuk i pret
  “Wall Street Journal” – (Pjesë e shkëputur)
 Ju mund të mos e dini, por ju i përkisni klubi ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov, Mark Tëain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov.

Klubi është i Jo-fituesve të cmimit ‘Nobel’ për Letërsi, ka shkruar dikur në një koment në “Ëall Street Journal”, shkrimtari Joseph Epstein. Të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenj autentikë, që ishin ende gjallë kur jepej çmimi, nuk e fituan atë, thekson autori duke shtuar se “mbase është më i mirë klubi ynë i vogël, sesa ai që përbëhet nga ata që kanë fituar Çmimin Nobel për Letërsi”. Aty përfshihen anëtarët si Sully Prudhomme, Bjornstjerne Bjornson, Frederic Mistral, Giosue Carducci, Paul Heyse, Carl Spitteler, Grazia Deledda, Herta Müller e Tomas Tranströmer.

 A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa Çmimin Nobel në Letërsi? 
 Sigurisht se as më e keqe nuk do të jetë, meqë dhënia e çmimit nuk po përcakton një standard të vërtetë të prodhimit letrat, dhe as nuk po e rrit prestigjin e vetë letërsisë, theksohet në artikull. 

“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për ta eliminuar atë, përveç se për ta bërë qesharak duke ua dhënë njerëzve më pak meritorë sesa ata që e kanë fituar atë cmim në të kaluarën. Një listë e kandidatëve të tillë nuk duhet të jetë shumë e vështirë të hartohet.
Një e imja do të dukej me ndryshe me në krye Bob Dylan, Joyce Carol Oates dhe Salman Rushdie. Dyshoj se do të keni ndonjë problem që edhe ju ta hartoni listën tuaj”, shkruan në fund autori, Joseph Epstein përkitazi me marifetet e dhënies cmimit “Nobel” që po e shoqërojnë këtë eveniment dekada me radhë.

Medaljoni i Nobelit për Letërsi
Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e muzikës. Në medalje shkruan: “Inventas vitam juvat excoluisse per artes” që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë: “krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.”
Këto janë vargje nga “Eneida” e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.

Përgatiti: Xh. Veseli
"Rreziku është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore"
Në një intervistë ekskluzive për sajtin “Bilanz.ch”, selektori i reprezentacionit të zvicres, Otmat Hitzvel, ka shfaqë hapur brengosjen e tij për të ardhmen e kësaj kombëtare me të cilën ka kontratë deri në korrik të këtij viti.
I pyetur nëse ka pasoja iniciativa kundër imigracionit që ëshët votuar në shkurt të këtij viti dhe cilat janë refleksionet e këtij ligji në përfaqësuesesn e futbollit të Zvicres, duke pas parasyh që janë ulur gjasat që të rekrutohen futbollistë të rinjë që kanë prejardhje jozvicrane, Hitzveld ndonëse nuk e ka mohuar një gjë të tillë që ndikon në zbehjen e kualitetit përfaqësueses zvicrane, ai rrezik permanent sheh faktin që në një të ardhme të parashikueshme, shteti i kosovës të fitojë të drejtën e plotë për pjesëmarrje në kualifikime për kampionat europian e botërorë. Në atë rast Hitzveld ka parashiku që disa futbollistë cilësorë që përbëjnë kompoentetn kryesore të këtij reprezentacioni, do të orvateshin të kalonin në kombëtaren e Kosovës.
I pyetur konkretisht nëse një gjë e tillë do të thotë që shteti helvetik të humbas lojtarin kryesorë, Xherdan Shaqirin, Hitzveld ka thënë se një gjë të tillë akoma nuk e di me saktësi, duke iu referuar deklaratave të Shaqirit për c’gjë ka thënë se Shaqiri akoma nuk është shprehur qartë rreth kësaj cështjeje. “Ai ka thënë se kur kjo të ndodhë saktësisht, unë do të rishikoj edhe një herë situatën”, ka përsëritur deklaratën e Shaqirit selektori Hitzvel.

Selektori zviceran më pas është fokusuar në synimet e skuadrës së tij përfaqësuese para kampionatit botërorë “Brazil 2014”, për cka ka shfaqur optimizmin se ky ekip përbëhet nga lojtarë të rinjë që në vitin 2009 kanë fituar Kampionatin Botëror për junior, atëbotësi 17 vjeqarë, ndaj sipas tij, nuk është tepër nëse ata ëndërrojnë që të përsërisin atë sukses duke e fituar titullin sërish, por tani më ndryshe, si lojtarë senior dhe titullin e vërtetë të botës, atë që e ëndërrojnë të gjitha përfaqëësueset, ka përfunduar me një buzëqeshje të lehtë Hitzvel, duke lënë të kuptohet se aspiratat e tij dhe kombëtares zvicerane, e cila aktualisht radhitet në pozitën e shtatë të rang-listës FIFA-s, nuk janë vetëm pjesëmarrja sa për ‘sy a faqe’ në “Brazili 2014”.Xh.V.