E inspiruar nga pamjet
që i ka parë në Ballkan, Ruslana Lyzhychko, këngëtarja ukrainase e cila fitoi
në Eurovizionin e vitit 2004, ka qëndrim të qartë se kë duhet fajësuar në
Ballkan, e po ashtu edhe për fatkeqësinë në Ukrainë dhe thotë se, kur kujton
Kosovën dhe e krahason atë me Ukrainën, vjen në përfundimin se nuk duhet
mashtruar nga provokimet e politikanëve.
“Mendoj se ekziston vetëm një përfundim – duhet t’i besojmë njëri-tjetrit, ta
duam njëri-tjetrin, të mos mashtrohemi nga provokimet e politikanëve të cilët
fitojnë nga kjo punë. Në tragjedi njerëzore ata fitojnë para. Kjo ne ukrainasve
na bën të njëjtë me ju”, thotë Ruslana në një intervistë për Radion ‘Evropa e
Lirë’.
Ruslana njihet edhe për qëndrimin e saj të mëhershëm kundër korrupsionit derisa qëndronte në rreshtat e parë të protestave anti-qeveri në Maiden (sheshi kryesor i Kievit), duke u bërë kështu edhe simbol i anti-korrupsionit në vend.
Këngëtarja thotë se
atë që sot e sheh rreth vetes së saj ia kujtojnë pamjet që i ka parë në Kosovë
dhe Sarajevë.
“Më kujtohen shenjat e plumbave kur isha në Kosovë dhe në
Sarajevë. Nuk mund të besoja se diçka e tillë mund të ndodhë. E sot jemi në
Maidan”, thotë Ruslana.
Ruslana thotë se
politika është më e rrezikshme se tanket, armët e kallashnikovët.
Në pyetjen se çfarë do
t’i thoshte Putinit nëse do ta takonte ndonjëherë, ajo thotë se kjo është edhe
ëndrra e saj që t’ia rikujtonte disa fjalë të urta që janë të njohura edhe tek
ne.
“Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”, dhe tjetrën, “Mos u mundo t’ia bësh gropën dikujt se do të biesh vet në të”.
https://www.youtube.com/watch?v=dX4lXMcasko
0 comments:
Post a Comment