Ish futbollisti i Senegalit e
quan “shaka e madhe” miqësoren me Kosovën.
Presidenti i Federatës së
Futbollit të Senegalit, Augustin Senghor, ka mbrojtur qëndrimin e tij për
ndeshjen miqësore me Kosovën. Pavarsisht kritikave që ka marrë, nga ish
futbollisti i spikatur i këtij shteti, Diomansi Kamara, i cili miqësoren e
aranzhuar me Kosovën e ka quajtur ‘shaka e madhe’ për Senegalin, shefi i
Federatës Senegaleze e ka arsyetuar vendimin e tij.
Megjthatë, ai në të
njejtën kohë ka bërë me dije se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet e
kontratës duke saktësuar se pikërisht FFK-ja është ajo që ka shprehur dëshirën
të luaj kundër Senegalit. “Ndeshja do të zhvillohet por ne presim që
Kosova të përmbushë kushtet e kontartës”, ka deklaruar Senghor për mediat e
Senegalit, por nuk ka sqaruar saktësisht se cilat kanë qenë ato kushte të parapara
me marrëveshje.
Këto
deklarata të tij janë plotësisht identike me ato paraprake që kishte thënë kohë
më parë, ditën kur ishte konfirmuar miqësorja nga FFK-së. Ndeshja Kosova –
Senegal do të zhvillohet me 25 maj në Gjenevë të zvicres. “Lojtarët do të jenë
në pushim, ndaj mendoj se është e përshtatshme të pranojmë të luajmë kundër
Kosovës”, ka qenë ‘justifikimi’ i Shefit të Federatës së Senegalit, Senghor, që
ka bërë para trysnis mediale të këtij shteti.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment