"Rreziku është që në një të
ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në
kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore"
Në një intervistë ekskluzive
për sajtin “Bilanz.ch”, selektori i reprezentacionit të zvicres, Otmat Hitzvel,
ka shfaqë hapur brengosjen e tij për të ardhmen e kësaj kombëtare me të cilën
ka kontratë deri në korrik të këtij viti.
I pyetur nëse ka pasoja
iniciativa kundër imigracionit që ëshët votuar në shkurt të këtij viti dhe
cilat janë refleksionet e këtij ligji në përfaqësuesesn e futbollit të Zvicres,
duke pas parasyh që janë ulur gjasat që të rekrutohen futbollistë të rinjë që
kanë prejardhje jozvicrane, Hitzveld ndonëse nuk e ka mohuar një gjë të tillë që
ndikon në zbehjen e kualitetit përfaqësueses zvicrane, ai rrezik permanent sheh
faktin që në një të ardhme të parashikueshme, shteti i kosovës të fitojë të
drejtën e plotë për pjesëmarrje në kualifikime për kampionat europian e botërorë.
Në atë rast Hitzveld ka parashiku që disa futbollistë cilësorë që përbëjnë
kompoentetn kryesore të këtij reprezentacioni, do të orvateshin të kalonin në
kombëtaren e Kosovës.
I pyetur konkretisht nëse
një gjë e tillë do të thotë që shteti helvetik të humbas lojtarin kryesorë,
Xherdan Shaqirin, Hitzveld ka thënë se një gjë të tillë akoma nuk e di me saktësi,
duke iu referuar deklaratave të Shaqirit për c’gjë ka thënë se Shaqiri akoma
nuk është shprehur qartë rreth kësaj cështjeje. “Ai ka thënë se kur kjo të
ndodhë saktësisht, unë do të rishikoj edhe një herë situatën”, ka përsëritur
deklaratën e Shaqirit selektori Hitzvel.
Selektori zviceran më
pas është fokusuar në synimet e skuadrës së tij përfaqësuese para kampionatit
botërorë “Brazil 2014”, për cka ka shfaqur optimizmin se ky ekip përbëhet nga
lojtarë të rinjë që në vitin 2009 kanë fituar Kampionatin Botëror për junior,
atëbotësi 17 vjeqarë, ndaj sipas tij, nuk është tepër nëse ata ëndërrojnë që të
përsërisin atë sukses duke e fituar titullin sërish, por tani më ndryshe, si
lojtarë senior dhe titullin e vërtetë të botës, atë që e ëndërrojnë të gjitha përfaqëësueset,
ka përfunduar me një buzëqeshje të lehtë Hitzvel, duke lënë të kuptohet se
aspiratat e tij dhe kombëtares zvicerane, e cila aktualisht radhitet në pozitën
e shtatë të rang-listës FIFA-s, nuk janë vetëm pjesëmarrja sa për ‘sy a faqe’ në
“Brazili 2014”.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment