“Wall Street Journal” – (Pjesë e shkëputur)
Ju mund të mos e dini, por ju i
përkisni klubi ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov,
Mark Tëain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas
Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov.
Klubi
është i Jo-fituesve të cmimit ‘Nobel’ për Letërsi, ka shkruar dikur në një
koment në “Ëall Street Journal”, shkrimtari
Joseph Epstein. Të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenj autentikë, që ishin ende
gjallë kur jepej çmimi, nuk e fituan atë, thekson autori duke shtuar se “mbase është më i mirë klubi ynë i vogël,
sesa ai që përbëhet nga ata që kanë fituar Çmimin Nobel për Letërsi”. Aty
përfshihen anëtarët si Sully Prudhomme, Bjornstjerne Bjornson, Frederic
Mistral, Giosue Carducci, Paul Heyse, Carl Spitteler, Grazia Deledda, Herta
Müller e Tomas Tranströmer.
A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa
Çmimin Nobel në Letërsi?
Sigurisht
se as më e keqe nuk do të jetë, meqë dhënia e çmimit nuk po përcakton një
standard të vërtetë të prodhimit letrat, dhe as nuk po e rrit prestigjin e vetë
letërsisë, theksohet në artikull.
“Unë
mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për ta eliminuar atë, përveç se për ta bërë
qesharak duke ua dhënë njerëzve më pak meritorë sesa ata që e kanë fituar atë
cmim në të kaluarën. Një listë e kandidatëve të tillë nuk duhet të jetë shumë e
vështirë të hartohet.
Një
e imja do të dukej me ndryshe me në krye Bob Dylan, Joyce Carol Oates dhe
Salman Rushdie. Dyshoj se do të keni ndonjë problem që edhe ju ta hartoni
listën tuaj”, shkruan në fund autori, Joseph Epstein përkitazi me marifetet e
dhënies cmimit “Nobel” që po e shoqërojnë këtë eveniment dekada me radhë.
Medaljoni i Nobelit për Letërsi
Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur
nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e muzikës. Në medalje
shkruan: “Inventas vitam juvat excoluisse per artes” që në përkthim të
fjalëpërfjalshëm do të thotë: “krijimet përmirësojnë jetën që është e
zbukuruar përmes artit.”
Këto janë vargje nga “Eneida” e Virgjilit, kënga VI, vargu
663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD.
SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.
Përgatiti: Xh. Veseli
0 comments:
Post a Comment