Nuk
mund të kalojë një ditë e vetme e të mos shkruhet apo flitet për mbretin e ditëve
tona të sportit më të popullarizuar, futbollit; fituesin e “Topi i Artë” për vitin
e kaluar, portugezin, Cristiano Ronaldo.
Arsyet janë nga më të shumta e të marramendëse, por këtë herë
Ronaldo është fokusuar për një rekord personal të një natyre krejtësisht
ndryshe nga c’jemi mësuar të lexojmë, dëgjojmë apo shohim.
Me vite të tëra ai ka një garë të paimagjinueshme me argjentinasin
e Barcelones, Lionel Messi. Ndonjëherë për epitetin e futbollistit më të mirë në
botë, herë tjera për numrin e golave të shënuar në këtë apo atë kategori, të tretën
herë madje edhe për numrin e paraqitjeve në lojë, për lëndime, për kartona, për
simulimet, për kontestime golash dhe arsye tjera nga më të ndryshmet. Por, këtë
herë Ronaldo e Messi kanë qenë në focus medial për një arsye tjetër, atë për
numrin e fanelave të shitura ku portugezi është i pakrahusueshëm, madje bindshëm
i favorizuar.
Sulmuesi i Real Madridit po se po që ka shitur më shumë
fanela se Messi, por ai ka shitur më shumë fanela madje se e tërë skuadra e tij
Real Madrid, gjithashtu më shumë se të gjithë lojtarët e skuadrës kampione
europiane, Bayern Munich, së bashku.
Kështu ka shkruajtur gazeta “Bild” e cila ka hulumtuar këtë
dukuri dhe ka nxjerrë konstatimin se portugezi deri më tani ka qenë i
pakrahasueshëm, duke shitur 1 milion rekuizita, ndërkohë që skuadra bavareze ka
ngecur në 880 mijë fanela të shitura.
Lista:
Real Madrid 1. 4 milionë fanela të shitura,
Barcelona 1.150 000,
Chelsea 910. 000,
Bayern
M. 880. 000
Liverpool 810. 000,
Arsenal 800. 000,
Juventus
480. 000,
Inter 425. 000,
Milan 350. 000.
0 comments:
Post a Comment