Romansiori,novelisti e gazetari
i shquar kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, fituesi i çmimit Nobel për letërsi,
është shtruar në spital për trajtim të
infeksionit të mushkërive dhe traktit urinar, kanë thënë zyrtarë Meksikan.
Autori i romaneve e
novelave të jashtëzakonshme si “Njëqind vjetë vetmi”, “vjeshta e Patriarkut”, “Kolonelit
nuk ka kush t’i shkruaj”, “Kujtime kurvash të trishta”, “Dashuria në kohën e
kolerës” e dhjetra libra të tjerë që i kanë bërë vend meritor në piedestalin e
krijuesve ‘të pavdekshmëm’, kohëve të fundit ka pasur shumë pak paraqitje
publike.
87 vjeqari Gabriel
Garcia Merquez ishte fitues i Cmimit Nobel për letërsi në vitin 1982.
Novela e tij e
jashtëzakonshme, “Njëqind vjetë vetmi” e botuar në vitin 1967 është trajtuar si
‘zeniti i krijimtarisë’ së tij individuale, duke i bërë vend meritor në
tempullin e krijimtarisë letrare, ndër më të vlerësuarat edhe në .Xh.V.
Thënie
nga Marquez:
- Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që
unë jam kur pranë te kam
- Askush nuk i meriton lotët e tu. Ai që i
meriton asnjëherë nuk do të të bënte për të qajtë
- Mënyra më e keqe për t’i ndjerë mungesën dikujt, është të ulesh pranë tij/saj dhe ta dish se s'do e kesh kurrë atë
- Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë je vetë bota
- Mënyra më e keqe për t’i ndjerë mungesën dikujt, është të ulesh pranë tij/saj dhe ta dish se s'do e kesh kurrë atë
- Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë je vetë bota
- Mos harxho kohën tënde me dikë që nuk i
intereson ta kaloje kohën e vet me ty
Mos u mundo shumë. Gjërat më të mira ndodhin
atëherë kur nuk i pret
0 comments:
Post a Comment