Nuk është transferuar ende në
Mynih, por Robert Levandowski bën mediat të flasin për të.
Sulmuesi polak, i cili ka ngazëllyer me
performansat e tij vecmas në edicionin e kaluar, si në Champions League,
poashtu edhe në Bundesligen gjermane, madje dy vite më parë edhe në Kampionatin
Evropian “Poloni – Ukrainë 2012”, gjatë sezonit të ardhshëm do të kalojë te
skuadra bavareze, Bayern Munich, nën direktiavat e Pep Guardiolas.
Ai
që tani ka filluar të interesohet për një shtëpi në Bavari dhe po ‘shoshit’ njëkohsisht
mundësinë e blerjes së apartamentit të përfshirë nga flakët (tashmë e restauruar),
zjarr i shumpërfolur në media, i vënë qëllimisht nga Breno më 24 Shtator 2011.
Një zjarrvënie me pasoja të dhimbshme, që i kushtoi brazilianit më shumë se 1 vit burg: nga Korriku 2012 në Gusht 2013, kur dhe është liruar nga qelia, për sic është thënë, sjellje të mirë.
Shtëpia prej 388 metrash katrorë, tashmë e restauruar tërësisht, është gati të presë një tjetër rezident dhe gjendet në një lagje luksoze në jug të Mynihut.
Nëntë dhoma gjumi, një pishinë, madje edhe një palestër, e përbëjnë apartamentin e fokusuar nga furbollisti, të gjitha këto me çmimin "ekonomik" për xhepin e një futbollisti, vetëm 22,500 euro në muaj!.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment