Ish strategu
i bankinës së Manchester Unitedit është emëruar ligjërues në Universitetin e
Harvardit dhe mësohet se është shumë i kënaqur me punën e re për të cilën ka pranuar se po i pëlqen… .
Shefi i shtabit
teknik të
Manchester Unitedit, për shumë vite me radhë, Sir Alex Ferguson do të sprovojë
veten se sa i suksesshëm është në cilësinë e ligjëruesit, madje në njërin nga
universitetet më prestigjioze, atë të Harvardit.
Skocezi
72-vjeç, i cili është përshëndetur nag aventurat e shkëlqyera të futbollit duke
i dhënë fund vitin e kaluar, pas plotë 26 vite me radhë, sa ka qëndruar në “Old
Trafford”, do të vijoj që të shkëmbej njohuritë e tij si akademik në programin
e ri të titulluar ‘The Business of Entertainment, Media and Sports’.
“Jam i
lumtur që më është ofruar mundësia dhe ndihem i privilegjua që kontribuoj në
një qendër kaq të respektuar të shkëlqesisë”, ka deklaruar Ferguson, i cili
fitoi 13 tituj në ligë gjatë kohës sa drejtonte timonin e Manchester United.
“Koha
që kam kaluar deri më tani në Harvard ka qenë përvojë stimuluese dhe mezi pres
të vazhdoj zhvillimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Ferguson I cili sipas
marrëveshjes me drejtuesit e këtij institucioni respektabil, do të fillojë
pozitën e re në muajin e ardhshëm.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment