Në krye të listës së
futbollistëve më të paguar të ditëve tona është kush tjetër pos katër herë fituesit të Topit të artë, Argjentinasit
Lionel Messi. Logaria bankare e ikonës së futbollit argjentinas dhe botërorë është
fryrë në saje të sponsorëve të ndryshëm ku hyjnë kompani të më mëdha si
“Adidas”, “Pepsi-cola”, “Herbalife”, “Samsung and FIFA 2014” etj.
Këto të dhëna janë
publikuar të marten nga “France football”. Më herët, në një listë po nga ky
muaj, të publikuar nga “Goal.com”, Messi figuronte i dyti, pas C. Ronaldos.
Në listën e mëposhtme, superylli i Real Madridit gjendet i
dyti me asgjë më shumë se një ndryshim prej 500 mijë euro.
I treti në këtë listë është edhe një superyll i Barcelones, Braziliani Neymar për të cilin është
thënë se fiton më shumë se Rooney i Manchester UTD-së dhe Z. Ibrahimoviq i
PSG-së.
France football, gjithashtu ka publikuar një listë për
trajnerët më të paguar të cilës i prinë strategu i Chelsea, Jose Maurinho (17
milionë euro), para Guardiolas së Bayrnit me 15, Roberto Manchinit të
Galatasarayt me 14 milionë, Carlo Ancelottit të Realit me 13.5 dhe Fabio
Capelos që fiton 12 milionë euro në krye
të përfaqësueses Ruse.
Lista e Top 10 lojtarëve
më të paguar të futbollit:
1. L. Messi (Barcelonë
dhe Argjentinës) 41 milionë euro,
2.
C. Ronaldo (Real
M – Portugali) 39.5,
3.
Neymar (Barcelonë
– Brazil) 29,
4.
V. Rooney (Manchester
UTD – Angli) 24,
5.
Z. Ibrahimoviq (PSG
- Suedi) 23.5
6.
Radamel Fancao (Monaco – Kolumbi) 21.2,
7.
Sergio Aguero (Manchester
City – Arg.) 19.7,
8.
Thiago silva (PSG
– Brazil) 17,
9.
Eden Hazard (Chelsea
– Bekgjikë) 16.8 dhe
Franck Ribery (Bayern
Munich – Francë) 16.5 milionë
euro.
0 comments:
Post a Comment