Katër skuadra kanë siguruar një vend në qerekfinale të Liges
së Kampionëve gjatë javës kaluar: Bayern Munich, Barcelona, Atletiko Madrid dhe
PSG. Sonte janë në program dy ndeshje ku do të dihen edhe dy tjera që do t’u
bashkohen karvanit të skuadrave qw do tw hyjnw nw “Top 8” skuadrat më të mira të
kontinentit të vjetër . Lista përfundimtare do të përmbyllet nesër me dy
ndeshjet e fundit të së tetës finales.
Në fakt, ndeshja e cila zhvillohet sonte në Madrid, në mes të
Real Madrid dhe Schalke 04, pothuajse është punë e kryer, marrë parasysh fitoren
e thellë të mbretërve nga ndeshja e parë (1 : 6). Vetëm një mrekulli përrallore
po të ndodhte mund të përmbyste këtë rezultat të Ronaldos me bashkëlojtarë, aq
më pak kur ata sonte luajnë para tifozërisë së tyre të zhurshme, të cilët që
tani kanë filluar të bëjnë logaritë për një finale të skuadrës së tyre e cila
po shkëlqen si në kampionatin vendor poashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Në anën tjetër, një ndeshje aspak e lehtë për nikoqirët
zhvillohet sonte në Londër. Chelsea hyn në takim kundër skuadrës Turke,
Galatasaray tejet e motivuar. Rezultati i
barabartë (1 : 1) nga ndeshja e parë e bën skuadrën e strategut kontraverz,
Hoze Maurinho favorite absolute në këtë takim.
Po të bazohej ky takim nga favoret që i kanë bërë skudetot Chelseas,
(1.35 në relacion me 9.8) duket se një fitore dhe kualifikim i turqëve wshtw “Mission
impossible”.
Mirëpo në futboll është dëshmuar sa e sa herë se asgjë nuk
ka të pamundur, prandaj domosdoshmërisht duhet të pritet fërshwllima e fundit e
gjyqtarit kryesorë për të kuptuar emrin e skuadrës së gjashtë që sonte do të
marrë një “buletë”për fazën qerekfinale.
Pos ndeshjeve të sotme, lista e përgjithshme e skuadrave qerekfinaliste
që mëtojnë titullin e Champions League, do të dihet nesër në mbrëmje, pas
ndeshjeve Dortmund – Zenit dhe Manchester UTD - Olympiakos.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment