Gjuhët e vogla ‘vdesin’,
por jo edhe Retoromanishtja. Kjo gjuhë e rrezikuar nga zhdukja, vijon të
prodhojë letërsi deri në atë masë sa të befasoj Europën!
Në fokus të këtij viti në Panairin e
Librit në Lajpcig është Zvicra, sidomos letërsia në gjuhën retoromane. Shumica
e autorëve retoromanë të Zvicrës shkruajnë në dy gjuhë, në mënyrë që të jenë të
pranishëm në tregun gjerman të librit.
Sikurse gjuha e sorbëve në Gjermani
apo gjuha korse, edhe gjuha romansh bën pjesë në gjuhët e Europës, si gjuhë e kërcënuara
nga zhdukja. Mirëpo kjo gjuhë , jo vetëm që po vazhdon të flitet nëpër fshatra
të Zvicrës, por në këtë gjuhë po vazhdon të shkruhet edhe letërsi.
Temat e letërsisë në gjuhën
retoromane nuk janë vetëm jeta në Alpe, bagëtia dhe gjuetia, por edhe jeta
urbane, sikurse gjendet në librat e Leo Tuor dhe Arno Camenisch, që sipas
studiuesit të letërsisë, Clà Riatsch, janë mjaft inovativë si në mënyrën e të
shkruarit poashtu edhe në formën artistike.
Zvicra
shpenzon shumë para për ruajtjen e kësaj gjuhe të rrezikuar nga zhdukja. Ndonëse
në administratë përdorimi i saj është i suksesshëm, futja e saj në përdorim në
shkolla vazhdon të mbetet “Thembër e Akilit” për administratën Zvicerane. Madje
edhe numri i shkrimtarëve që shkruajnë në këtë gjuhë nuk është i madh sa do të ishte
e mjaftueshme të ndikonte drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj dhe ruajtjen nga
rreziku permanent që i kanoset për zhdukje.
0 comments:
Post a Comment