Kjo është cështja për
Manchester UTD, skuadër kjo që sot ka një nga sprovat më të vështira mbase të
dekadës. Rezultatet e dobëta në ligën angleze, pritjet absolutist të tifozërisë
që numron më shumë se 350 milionë të deklaruar në mbarë botën, pozitën e
palakmueshme financiare ndonëse njihet si skuadra më e pasur në botë, rezultati
i disfavorshëm nga ndeshja e parë në Athinë ndaj Olympiakos (0 : 2), presioni i opinionit publik e shumë faktorë tjerë kanë bërë
që skuadra e Adnan Januzaj, sot të ketë njërën nga ditët më të vështira mbase të
dekadës fundit.
Përndryshe, ndeshja e kthimit e Champions Leagu në kuadër të
së tetëts finales në mes Manchester UTD dhe Olympiakos është sfida e mbrëmjes,
epilogu i së cilës është i paparashikueshëm.
Me gjithë “dilemat hamletiane” se cila nga këto skuadra do të
sigurojë një vend në mesin e tetë skuadrave qerekfinaliste të garës më të madhe
të skuadrave në botë, Champions League, kjo do të mbetet enigmë e
padeshifrueshme tani për tani. Një gjë është e qartë: Manchester UTD ndodhet
‘në një udhëkryq’, para një sprove të vështirë për shumë arsye. Një nga to është
se ka humbur të gjitha shpresat që në Kampionatin Anglez të plasohet në mesin e
katër skuadrave që do t’i siguronin në edicionin e ardhëshëm një vend në garat
europiane. Nëse sonte eliminohet skuadra e David Moyesit, qerrja e saj do të
merrte tatpjetën dhe për një periudhë të gjatë kohore do të kishte shumë vështirësi
për t’u këndellur, marrë parasysh sfidat nëpër të cilat do të kalonte për të
siguruar lojtarë të kalibrit botërorë që do të kthenin reputacionin ngase lojtarët
kulmorë dëshirojnë të luajnë nëpër gara elite ndërkombëtare.
Ndeshja tjetër e Champions Leagu që zhvillohet në Dortmund
mes Borusia D – Zenit Petersburg, konsiderohet punë e kryer , marrë parasysh
rezultatin nga ndeshje e parë në Petersburg ku Borusia ka fituar para dy javësh
me rezultat 4 : 2. Ky avantazh solid e bënë skuadrën gjermane tejet të
favorizuar për t’iu bashkuar tetëshes së skuadrave qerekfinaliste në Champions
League.
Lista e formacioneve
bazë për ndeshjen Manchester UTD – Olympiakos e bërë publike pak më pare:
Manchester UTD:
4-2-3-1
De Gea
Rafael
Evra
Phil Jones
Vidic
Carrick
Valencia
Fellaini
Adnan Januzaj
Van Persi
Olympiakos: 4-2-3-1
Roberto
Holebas
Manolas
Marcano
Salino
Maniatis
Ndinga
Perez
Campbell
Dominguez
Valdez
0 comments:
Post a Comment