Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në
futboll, Albert Bunjaku duket se është mjaft i kënaqur dhe i motivuar pas
ndeshjes së parë me Haitit (0 : 0).
Ai po shqyrton mundësi
alternative për përgatitje sa më serioze për sfidën e radhës që Kosova
pritet të zhvillojë kundër Turqisë nga mesi
i muajit maj. Në fakt, Bunjaku ka aranzhuar një takim pune me bashkëpuntorët e
tij më 23 mars në Prishtinë.
Pasi ka kaluar disa ditë
pushimi me familje në Suedi, selektori Bunjaku
ka aranzhuar takimin e radhës me qëllim që të diskutohet për modalitetet dhe mënyrën
e organizimit të takimit të parë të përfaqësueses, (2 deri 6 mars), kur u
zhvillua ndeshja e parë.
Mësohet se qëllimi i takimit të radhës do të jetë pikërisht
eliminimi i vërejtjeve të vogla organizative në shtabin e përfaqësueses dhe
diskutime për mbarëvajtjen e agjendës, si dhe debate për përgatitje sa më cilësore
për sfidën e radhës kundër Turqisë, të cilën Kosova pritet ta zhvillojë më 21
ose 22 maj në Prishtinë.
Ndonëse është vërejtur një
organizim dhe agjendë e përpiktë për ndeshjen kundër Haitit, megjithatë është
evidente se akoma ka zbraztira të vogla brenda strategjisë organizative të përfaqësueses
, të cilat, përzgjëdhësi Bunjaku është i vetëdijshëm se duhet të eliminohen për
sfidat e radhës.
Ditëve të fundit është
potencuar domosdoshmëria e investimeve të reja në infrastrukturë, sidomos në
stadiumin e Prishtinës dhe pritet që shumë shpejt të fillojnë punët rreth
krijimit të kushteve konform me kriteret e FIFA-s e UEFA-s.
0 comments:
Post a Comment