Pas
plotë 34 vitesh, mbrëmë në Tiranë është prezantuar Trupa e Baletit të Kosovës
me shfaqjen “Dasma”, një bashkëpunim Shqiptaro – Turk, nën drejtimin e një nga
korreografët më të njohur europian,
Mehmet Balkan nga Turqia.
Poashtu Trupa e Baletit nga Kosova është prezantuar ehde me
shfaqjen tjetër nga repertori i saj, “Balloja e fundit”, me korreografi të Ilir
Kernin, me ç’rast janë shënuar fillet e tentative të re bashkëpunimi Shqipëri –
Kosovë.
Shfaqja e mbrëmshme e trupës kosovare ishte e para pas
plotë 34 vitesh në Tiranë. Atëbotë
Ansambli nga Kosova ishte paraqitur për herë të fundit me shfaqjen
“Halili e Hajria”. Që nga ajo periudhë trupës së baletit nga Kosova i ishin
mbyllur dyertë e prezantimit për arsye të shumta e të njohura.
Ardhja e Ilir Kernit në krye të Teatrit të Operas e Baletit
të Tiranës, ka krijuar shtigje të reja bëshkëpunimi, ka thënë Ahmet Brahimaj,
drejtor i trupës nga Kosova. Ai ka lënë të kuptohet se, ndonëse është cilësuar
si bashkëpunim reciprok, fakti që Kosova prezantohet për herë të parë pas 34
vitesh është tregues i mjaftueshëm se bashkëpunimi ka egzistuar, por jo në mënyrë
të ndërsejllë kur dihet se trupa e Tiranës brenda kësaj periudhe është
prezantuar në Prishtinë me 11 premiera, gjë që nuk ka ndodhure edhe
anasjelltas.
Brahimaj poashtu ka theksuar se
“ky bashkëpunim do t’i shërbejë më së shumti trupës së baletit të Kosovës,
ndërkohë që dy Ministritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë si synim krijimin
e një trupe të përbashkët, rezidente në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe
Prishtinë”.
Shfaqja tjetër “Balloja e fundit”,
e shfaqur në Teatrin e Operas dhe Baletit, ishte një “tentative plus” për të
iniciuar trupën e përbashkët të baletit, sepse kjo shfaqje që vjen me
koreografi të Ilir Kernit, ka shkrirë në një të vetme, dy trupat e baleti, atë të Tiranës
dhe Prishtinës.
Balerinët e parë
të trupës së Kosovës, kanë thënë se interpretimin në skenën e Tiranës do ta
mbajnë mend gjatë. Megjithëse kanë bashkëpunuar me trupa nga e gjithë bota, këtë
bashkëpunim ata e kanë cilësuar si të veçantë dhe kanë shfaqur shpresën se do të
jenë sërish në Tiranë me projekte të reja bashkëpunimi.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment