Kush ishte Ferenc Pushkash?
Pushkash (1927 – 2006) ka pasur një
bilank fantastic gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës së Realit. Ai ka shënuar
gjithsej 242 gola për këtë skuadër. Pushkash ka luajtur për kombëtren e tij,
Hungarinë 85 ndeshje të karakterit ndërkombëtarë dhe ka shënuar gjithsej 84
gola. Në anën tjetër, si futbollist aktiv ka shënuar gjithsej 514 gola, nga 529
ndeshje sa ka luajtur nëpër skuadrat (Honved - Budapest dhe Real Madrid - Spanjë).
Pushkash u bë
kampion Olimpik në vitin 1952 dhe ka luajtur në finale të Kupës Botërore në
vitin 1954. Ai ka fituar tri Kupa Europiane (1959, 1960 dhe 1966), dhjetë
Kampionate Kombëtare, pesë prej të cilave Hungareze dhe pesë të tjera Spanjolle
si futbollist i Realit. Në katër Kampionate të Hungarisë, Pushkash është
shpallur golëshënuesi më i mrë, kurse në vitin 1948 është shpallur golëshënuesi
më i mirë i Europës.
Në vitin
1958, dy vite pas Revolucionit Hungarez Pushkash ka emigruar në Spanjë dhe ka
vazhduar karrierën tek skuadra mbretërore.
Në vitin
1995 FIFA e ka shpallur si golëshënuesin më të mirë të shekullit 20-të.
Pavarsisht
se emigrimi i tij nga Hungaria ishte konsideruar si tradhëti, Qeveria e këtij
shteti, në vitin 1993 i kishte dhënë një amnisti të plotë, falë karrierës së
tij të shkëlqyeshme, duke i lejuar madje të kthehej në vendlidjen dhe të merrte
postin e krytrajnerit të Kombëtares Hungareze.
Në vitin
1998 ai është shpallur ambasador i parë bamirësie i Federatës ndërkombëtare të
futbollit botërorë, FIFA-s.
Në vitin
2002 stadiumi i Kombëtares Hungareze ka marrë emrin e tij.
Në vitin
2009, FIFA ka aprovuar vendimin për çmimin “Goli më i bukur i vitit” , i cili
ka marrë emrin e tij. Vitin e kaluar me këtë cmim u nderua futbollisti i PSG-së,
Zlatan Ibrahimoviq.
Gjatë
manifestimit të vitit të kaluar për shpalljen e futbollistit më të mirë të
shekullit XX-të, Pushkash u rendit i dyti, pas Brazilianit Pele.
Kush është Cristiano Ronaldo?
Për karrierën
e 29 vjeqarit nga Portugalia akoma ka kohë për t’u shkruar e folur. Ajo që
duhet potencuar është se ai, me dy gola të shënuar sot ndaj skuadrës gjermane, Schalke
04, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Champions League, ka barazuar shifrën e
golave të shënuar, gjthsej 242, me golëshënuesin më të mirë të të gjitha kohërave
të Real Madridit, hungarezin Ferenc Pushkash!
Xh. Veseli
0 comments:
Post a Comment