3.4.14

Bayern Munich u ka ndaluar hyrjen në stadiumin Alianz Arena për ndeshjen e kthimit të cerekfinales në kuadër të Champions Ligue me Manchester United gazetarëve anglezë të dy të përditshmeve britanike, “The Sun” dhe “Daily Mirror”, pasi i cilësoi fyese artikujt e publikuar nga këto të përditshme në lidhje me mesfushorin e tyre Bastian Schëeinsteiger.
29-vjecari bavarez është s’kuqur me karton të kuq në sfidën me “Red Devils” dhe mediat angleze “The Sun” e “Daily Mirror” botuan në artikujt e tyre kryesorë pas ndeshjes fjalët ”You dirty Scheëin” që në shqip do të thotë: “Ti derr i pistë”. Për Bayernin këto tituj të gazetave angleze janë diskriminuese dhe fyerse në drejtim të lojtarit të tyre dhe asnjë gazetar i dy të përditshmeve nuk do të jetë i pranishëm në “Alianz Arena” në takimin e kthimit.
Në një deklaratë zyrtare klubi gjerman ka pohuar se këto artikuj nuk i përmbahen parimeve të UEFA-ss, parime këto që parashihen për respekt ndaj  kundërshatrit.

Në deklaratë thuhet se Bayern Munich nuk i pranon këto lloj fjalësh dhe i dënon fuqishëm ato, duke vënë në pah rekomandimet e UEFA-s që bën thirrje të vazhdueshme për respekt në Ligën e Kampionëve, Poashtu në deklaratë specifikohet si shembull edhe spoti publicitar ku shumë futbollistë veshin një bluzë të vetme me mbishkrimin Respekt, për të vënë akoma më shumë në focus dhe për të sensibilizuar tifozërinë e mediat për respect të ndërsjellë si moto dhe mission i patjetërsueshëm e sportit, konretisht futbollit.Xh.V.
Revista “Forbes” ka bërë një përzgjedhje të 20 trashëgimtarëve femra të cilat kanë arritur suksese në Art, sport, biznes apo që kanë dëshmuar afinitete në fusha të ndryshme…  .

Një nga vajzat që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e medias, por edhe të opinionit mbarë është Ivanka, vajza e Donald Trump. E diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, ish-modele dhe tashmë anëtare e organizatës “Trump” trashëgon plot 3 miliardë dollarë. 









Vajza e Sir Richard Branson, Holly Branson: 3.8 miliardë dollarë 
Vajza e Anne Hearst, mbesa e Patty Hearst dhe stërmbesa e Ëilliam Randolph Hearst, Amanda Hearst: 8.7 miliardë dollarë 
Vajza e Berndard Eccelstone, Tamara Ecclestone: 3.6 miliardë dollarë 
Vajza e Berndard Arnault, Delphine Arnault Gancia: 28 miliardë dollar 
Vajza e Ralph Lauren, Dylan Lauren: 4.7 miliardë dollarë 
Vajza e Ronald Lauder, Aerin Lauder Zinterhofer: 3.2 miliardë dollarë 
Vajza Michael Bloomberg, Georgina Bloomberg: 11.5 miliardë dollarë 
Vajza e Amancio Ortega, Marta Ortega Perez: 24 miliardë dollarë
Mbesa e princit Albert II, Charlotte Casiraghi: 1.2 miliardë dollarë.
Menaxheri i njeriut me të cilin identifikohet historia e garave autobobilistike të dy dekadave të fundit, Michael Schumacher-it ka thënë sot se ka shenja “inkurajuese” sa I përket gjendjes shëndetësore të tij dhe në veçanti ka shfaqë optimizëm për procesin e zgjimit nga koma artificiale.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar sot për një “përmirësim domethënës” në gjendjen e përgjithshme shëndetsore të asit të garave automobilistike.
Vetë menaxheri Zampine Kem, ka konfirmuar nënvizuar se shenjat ka arsye për një optimizëm të matur duke saktësuar retorikën përsëritëse disa herë: “Unë vetëm mund të përsëris se ka shenja inkurajuese”.
Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, 45 vjeç, u lëndua seriozisht në vendpushimin e skijimit në Meribel të Alpeve franceze më 29 dhjetor të vitit të kaluar.
Në spitalin e Grenobles ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe u vendos në një gjendje kome artificiale, në të cilën ndodhet sot e kësaj dite.

Ditë më parë bashkëshortja e tij është vënë në focus të mediave duke bërë përgatitjet për instalimin e paisjeve medicinale në shtëpi të tyre, për c’gjë është supozu se Schumacher së shpejti do të c’vendoset aty, ndërkohë që është thënë se disa miliona euro do t’i kushtojë përgatitja e shtëpisë me pajisjet e nevojshme, gjë që u konsiderua si një paralajmrim skeptik por duket të ketë qenë e vërtetë. Xh.V.
https://www.youtube.com/watch?v=HrppugqZQvQ 
Legjenda braziliane, Pele, e ka pranuar se Neymar ishte simulues edhe në kohën sa ishte në Santos. Megjithatë, O’ Rei beson në kualitetin e yllit të Barcelonës, i cili sipas tij, mund të shkëlqejë në Botëror.
Braziliani Pele, i ka komentuar kritikat që i ka marrë Neymar për simulime, duke nënvizuar se sulmuesi i Barcelonës kishte probleme të tilla edhe në periudhën sa ishte pjesë e Santosit. Këto vlerësime Pele i ka bërë duke iu atribuuar simulimit mjeshtëror të brazilianit në ndeshjen Real Madrid – Barcelona 2 : 3.
“Neymar ndonjëherë mundohet të nxjerrë faulla edhe që nuk ekzistojnë. E kishte këtë problem edhe në Santos. Në Evropë, për të gjërat tash kanë ndryshuar. Atje, futbolli është më i vështirë dhe për të kjo është një eksperiencë e shkëlqyeshme”, u shpreh Pele në një intervistë për “ESPN”.
Neymar do të jetë futbollisti nga i cili tifozët brazilianë presin më së shumti në Botërorin 2014, që do të mbahet gjatë verës, pikërisht në vendlindjen e tij.

“Ka shumë presion në të dhe kjo më preokupon paksa. Gjëja më e rrezikshme është se të gjithë presin që ai ta vendos fitoren e skuadrës”, përfundoi deklaratën e tij njeiu I cili kohë të gjatë e kishte ‘ngritur në qiell’ për kualitetet e vecanta, madje duke e favorizuar e cilësuar si futbollistin më të mirë aktualisht të planetit.Xh.V.

Një debat i nxehtë së tepërmi është zhvilluar mbrëmë në njërin nga kanalet krysore televizive në Gjermani, në ZDF, duke përfunduar me braktisjen e studios nga trakjneri i Borussia Dortmund, Jurgeen Kloop.
Trajneri i Borusias së Dortmundit Jurgen Klopp ka krijuar reputacionin e një djali të dashur për futbollin që luan skuadra e tij, mëgjithatë humbja 3-0 në Santiago Bernabeu me Realin e Madridit, në cerekfinalen e parë të UEFA Champions League, ka ndikuar shumë në gjendjen e tij shpirtërore. I ofenduar nga pyetja e gazetarit Jochen Breyer në kanalin e njohur gjerman ZDF Klopp u largua në mënyrë demonstrative duke u shkaktuar të qeshura drejtuesit të emisonit dhe ish-portierit legjendar Oliver Kahn. 


Breyer iu drejtuar fillimisht trajnerit të verdhezinjve me fjalët:
“As fitorja 4-1 e sezonit të kaluar, nuk do të jetë e mjaftueshme për ta eliminuar Realin e Madridid në ndeshjen e kthimit. Pra, sic u shprehet Jurgen Klopp kualifikimi është vendosur.”
Në atë cast reagimi i Klopp ka qenë instinktiv dhe i menjëhershëm: “Si mundet dikush të më paguajë rrogën time nëse unë them se kualifikimi është vendosur? Do të isha idiot po të thoja se do t’i eliminojmë, por nuk mund të qëndroj më në këtë studio e të dëgjoj provokimet tuaja duke thënë idiotesira… . Për pyetje idiote s’mund të jap vecse përgjigje idiote.”

Ndeshja e kthimit mes Borussias së Dortmundit dhe Real Madrid do të luhet më 8 prill në “Signal Iduna Park” dhe pothuajse cdo gjë tanimë është e vendosur sa i përket skuadrës që do të kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions League, pavarsisht se të gjithë janë të vetëdijshëm e koshientë se  “futbolli të habit”!.Xh.V.
https://www.youtube.com/watch?v=UtcdODx3BzQ

2.4.14

“Talent Show” më spektakular në europë “The Woice” ka joshur edhe disa zëra të dëshmuar të skenës shqiptare që të s’provojnë veten në këtë spektakël. Emra të spikatur tanimë pretendojnë majat europiane me zërat e tyre si: Elhaida Dani, Marsela Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri, Violeta Kokollari dhe së fundmi Enrika Derza kanë shkëlqyer ndër zërat më të mirë të të rinjve në Itali, Gjermani e Zvicër.
Elhaida Dani, arriti majat e suksesit të zërave shqiptarë në “The Voice”. Me 71% të votave të italianëve, 20-vjeçarja triumfoi duke thyer paragjykimet e skeptikëve duke dëshmuar me talentin e saj se muzika nuk njeh kufinjë dhe se është një gjuhë universal që manifestohet përmes ngjyrave të vokalit dhe se mjafton të sinkronizohet me dashurinë interpretative për të depërtuar lehtë tek shikuesi.
Marsela Cibukaj, një nga zërat më të dashur të “The Voice of Albania”, ka dhuruar majftueshëm emocione nga një tjetër “Voice”, ai i Italisë. Këngëtarja e njohur u cilësua si një nga zërat më të bukur, anipse nuk ia doli të bëhet pjesë e finales.
Gentiana Mërturi, 17 vjeç, është një tjetër shqiptare që ka bërë për vete jurinë e një “Voice” përtej Shqipërisë. “E pabesueshme se sa bukur po këndon”, i është drejtuar, këngëtarja e famshme gjermane, Nena e cila ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Germany”.
Po në të njëjtin “talentshow” ishte pjesëmarrëse edhe Albulena Krasniqi, një vajzë 21-vjeçare e cila ka pasur një rrugëtim të bukur pavarsisht se nuk ia doli të prekte finalen.
Violeta Kokollari, një tjetër shqiptare arriti të shkonte më larg se Gentiana dhe Albulena në “The Voice of Germany”. Është cilësuar si ‘diamant’ zëri i saj nga anëtarët e jurisë.
Një cilësim të tillë ka përjetuar edhe zëri i Enrika Derzës. Nuk është fjala për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania”, por në “The Voice of Switzerland”. Garimi i këngëtares shkodrane nuk ka vetëm pak ditë që ka përfunduar.
“Më ka kontaktuar një shtëpi diskografike zvicerane dhe të shohim si do të shkojë, por nuk mendoj se jam gati për një album. E kanë pëlqyer jashtë mase zërin, ngado që kam shkuar dhe habiten që unë nuk kam frekuentuar asnjë shkollë”, ka deklaruar Enrika në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Vajza që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç i është përulur me shumë mirënjohje spektaklit “The Voice of Albania”: “Po të mos ishte ky spektakel nuk do të merrja guximin të provohesha në Zvicër. Sot do të isha duke kënduar vetëm në shtëpinë time.”, ka thënë ajo e entusiazmuar me përvojat e saj.
Në fakt të tilla kanë qenë por ne nuk kemi pasur  shumë njohuri me ‘artin e aranzhimit” të miqësoreve, përderisa ishim të privuar nga e drejta e zhvillimit të ndeshjeve zyrtare të karakterit ndërkombëtarë.
Adhuruesit e futbollit shqiptarë kanë me cka të kënaqen: dy përfaqësuese nëpër evenimente ndërkombëtarë, kjo quhet mrekulli. Si gjermanofolësit! Jo vetem gjermanët janë gjermanofolës, por edhe austriakët e zviceranët poashtu. E kur jemi këtu, do të na xhelozonin edhe vet gjermanët! Po të numroheshin vendet ku shtrihet e flitet gjuha shqipe,,apo sic do të thoshte Naimi, kjo “gjuha jonë sa e mirë!, sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!, do të ishim të pakonkurrencë në kontinetin europian, mbase edhe në mbarë botën!
Por kur flasim për futboll, atëherë Shqipëria ka siguruar një tjetër miqësore në vazhdën e përgatitjeve për “Euro 2016”. Kombëtarja shqiptare do të përballet me 31 Maj me Rumaninë, një kundërshtar i ngjashëm me rivalët që kuqezinjtë do të gjejnë përballë në Grupin “I” të Eliminatoreve të Europianit francez.
Testi me Rumaninë për skuadrën e De Biasit, do të luhet vetëm pak ditë më vonë pas testit me Hungarinë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të luhet në Sion të Zvicrës, në stadiumin “Stade de Tourbillon”.

Kuqezinjtë janë ndeshur disa herë në të kaluarën me Rumaninë, përfshi dhe dy takimet eliminatore për “Euro 2012 Poloni – Ukrainë”, ku Shqipëria ka barazuar në të dy ndeshjet me rezultat identik 1-1, me golin e shënuar në Bukuresht nga  Gjergji Muzaka kurse në “Qemal Stafa”, nga Hamdi Salihi.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, janë duke bërë përgatitjet për dy takimet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, me përfaqësuesen e Turqisë dhe Senegalit, që priten të zhvillohen në gjysmën e dytë të muajity të ardhshëm.
Duket që Federata e Futbollit dhe stafi iPërfaqësueses e kanë të qartë se ndeshjet e karakterit ndërkombëtarë nuk janë të ngjashme me organizimin e kampionatit dhe se për to lypset një seriozitet i theksuar. Kjo ka ndikuar që të mobilizohen me kohë për përgatitje sa më të mira, në harmoni të plotë me kriteret dhe rekomandimet që dalin nga statusi dhe rregullorja FIFA-s. 
Ndeshja e parë kundër Turqisë është parapa të zhvillohet më 21 maj, ndërkohë që vetëm katër ditë më pas, gjëgjësisht më 25 maj pritet të zhvillohet ndeshja tjetër kundër Senegalit, në cilësinë e nikoqirit por që akoma nuk është e qartë nëse do të zhvillohet në Prishtinë, Mitrovicë apo, sic është thënë disa herë, në Gjenevë të Zvicres.
Në vazhdën e përgatitjeve që takimi i dytë miqësorë në arenën ndërkombëtare të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, përfaqësuesit e FFK-së janë takuar me ata të MKRS-së dhe me kryetarin e Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sekretari permanent i FFK-së, Eroll Salihu për “Radio Evropa e lirë” ka thënë se janë shqyrtuar mundësitë e përgatitjes stadiumit të Prishtinës që të jetë i gatshëm për datën 21 maj.
 “I ka hije çdo shteti që të luajë ndeshjet në kryeqytet dhe dihet se çfarë efekti do të ketë edhe për kryeqytetin. Plus, infrastruktura përcjellëse, parkingjet dhe të tjerat janë të favorshme. Mund të them lirisht se pjesa më e ndritshme ishte ajo që takimi ka qenë i hapur", ka deklaruar Salihu. Ai poashtu ka specifikuar se si Ministri, Memli Krasniqi ka dërguar këshilltarin e tij, Shasivar Haxhijaj, i cili citohet të ketë thënse se “Ja, i keni 500 mijë euro, në tavolinë. Urdhëroni, bëjeni projektin dhe ne jemi të gatshëm të investojmë në stadiumin e Prishtinës’.
Në anën tjetër kryeatri i Komunës së Prishtinës, sipas Salihut ka qenë më i rezervuar nga deklaratat e nxituara për c’gjë mësohet të ketë thënë se “edhe komuna do të marrë pjesë, varsisht nga nevojat që do të jenë për një intervenim të shpejt në stadium”, duke shtuar se nëse nuk arrihet që stadiumi i qytetit të Prishtinës të jetë gati deri me 21 maj, atëherë ndeshja me përfaqësuesen e Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, aty ku edhe u zhvillua, me lejen e Federatës Botërore të Futbollit – FIFA-s, takimi i parë ndërkombëtar miqësor, me përfaqësuesen e Haitit, me 5 mars.
Mësohet se ka pasur edhe vërejtje rreth përfshirjes në Kombëtare të futbollistëve që luajnë në superligë për cka ndihmëstrajeri Muharrem Sahiti ka thënë se “në përfaqësuesen e Kosovës janë dyert e hapura, porj, të gjithë duhet ta meritojnë me punën e tyre.”, duke lënë të kuptohet se përfaqësuesja kërkon një nivelk më të lartë kualitativ se c’është Kampionati dhe se në të ardhmen secili që dëshmohet do të jetë i mirëpritur.
Në fund, sekretari I FFK-së, Erol Salihu ka sqaruar se stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e radhës kundër Turqisë do të saktësohet javën e ardhshme, ndërsa FFK-ja, sipas tij, që tani është në kërkim të kundërshtarëve tjerë gjatë këtij viti kalendarik, gjithnjë sipas afateve të FIFA-s,duke thënë se ekzistojnë mundësi reale që gjatë muajëve shtator, tetor dhe nëntor përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore të karakterit ndërkombëtarë.

Xh. V.
Nga 4 deri më 6 prill, Prishtina do të jetë qendra e karatesë, pasi këtu do të zhvillohet kampionati i pestë botëror në stilin Shotokan. 

Në këtë eveniment do të paraqitet edhe kampionia e shumëfishtë Arta Jakupi, e cila thotë se kjo garë për të ka shumë rëndësi dhe shpreson se me pak fat do të arrij deri tek medalja. “Ka 9 vite që merrem me karate dhe disa herë jam shpall kampione e Kosovës, por suksesi nuk ka munguar as në turne ndërkombëtar. Gara në Prishtinë do jetë më e rëndësishmja në karrierën time dhe shpresoj ta shfrytëzoj maksimalisht. Përgatitjet për këtë aktivitet ka kohë që i kam filluar kështu që besoj se me pak fat do të arrij deri tek medalja”, ka thënë Jakupi. 

Ndryshe, karateistja kosovare tha se në kampionatin botëror të stilit Shotokan do të paraqitet në dy disiplina, Kata dhe Kumite. Përndryshe, Arta Jakupi përveç se me Karate ajo më parë është marr edhe me not, gjithashtu ka qen edhe kampione e parë e Kosovës në garat Biathlon.
Pikërisht aistimi i Januzaj në videon e mëposhtme, në ndeshjen e fundit të Premier League, Mancheter UTD – Aston Vila (4 : 1), që la pa tekst të gjithë futbolldashësit anëkënd rruzullit, duket t’i ketë nxitë kërshërinë Pep Guardiolas që ta joshë supertalentin nëntëmbëdhjetëvjeqarë!
Vetëm pak ditë më parë e tërë vëmendja ishte e përqëndruar te ndeshja e sontme cerekfinale Manchester UTD – Bayern Munich (1 : 1). Askush nuk e “bëri llafin” se Bavarezët (s’)janë të (pa)denjë që të bëjnë “një udhë e dy punë”. 
Sic merret vesh nga mediat angleze,  Bayern Munchen e do Adnan Januzajn që ta bëjë të saj dhe se transferimin e tij e ka fut në “protokolin e Top Prioriteteve”. Kur e bën prioritet skuadra bavareze një gjë, atëherë vështirë është të mos besohet se do të kurorëzohet me sukses. Ndonëse një ide e tillë duket e largët në orient, mediat angleze, paksa të alarmuara, thonë se Bayern tanimë ka bërë "provokimet" e para për Januzajn duke dërguar agjentët e tyre në Angli.
Ndonëse ishin parapa kontakte të drejtpërdrejta me futbollistin gjatë ditës së djeshme, tani, ndonëse kanë kaluar disa orë nga ndeshja, akoma nuk flitet të ketë pasur dic konkrete përkitazi me këtë cështje.
Mediat poashtu kanë thënë se vet strategu bavarez, Pep Guardiola është iniciator i këtij “misioni të (pa)mundshëm” sepse e sheh Januzajn si zëvëndësuesin më adekuat të Robben dhe Ribery që tashmë kanë “shkelur” të tridhjetat.  
Gjithnjë sipas mediave angleze, oferta e parë zyrtare nga Bayern pritet të bëhet në muajin korrik, me c’rast pretendohet një shkëmbim me Tony Croos që kohëve të fundit po kërkohet nga Manchester United.

Fakti që “ky muhabet” është hapë një ditë para ndeshjes, nënkupton se Januzaj ka qenë shënjestër e kahmotshme e Bayrn Munich dhe se paraqitjet e tij të fundit e kanë bindur Guardiolan se pikërisht ai është lojtari që i duhet skuadrës gjermane e cila pretendon të hyjë në histori duke mbrojtur titullin e Champions League.Xh.V.