“Talent
Show” më spektakular në europë “The Woice” ka joshur edhe disa zëra të dëshmuar
të skenës shqiptare që të s’provojnë veten në këtë spektakël. Emra të spikatur
tanimë pretendojnë majat europiane me zërat e tyre si: Elhaida Dani, Marsela
Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri, Violeta Kokollari dhe së fundmi
Enrika Derza kanë shkëlqyer ndër zërat më të mirë të të rinjve në Itali,
Gjermani e Zvicër.
Elhaida Dani, arriti majat e
suksesit të zërave shqiptarë në “The Voice”. Me 71% të votave të italianëve,
20-vjeçarja triumfoi duke thyer paragjykimet e skeptikëve duke dëshmuar me
talentin e saj se muzika nuk njeh kufinjë dhe se është një gjuhë universal që
manifestohet përmes ngjyrave të vokalit dhe se mjafton të sinkronizohet me
dashurinë interpretative për të depërtuar lehtë tek shikuesi.
Marsela Cibukaj, një nga zërat
më të dashur të “The Voice of Albania”, ka dhuruar majftueshëm emocione nga një
tjetër “Voice”, ai i Italisë. Këngëtarja e njohur u cilësua si një nga zërat më
të bukur, anipse nuk ia doli të bëhet pjesë e finales.
Gentiana Mërturi, 17 vjeç,
është një tjetër shqiptare që ka bërë për vete jurinë e një “Voice” përtej
Shqipërisë. “E pabesueshme se sa bukur po këndon”, i është drejtuar, këngëtarja
e famshme gjermane, Nena e cila ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Germany”.
Po në të njëjtin “talentshow”
ishte pjesëmarrëse edhe Albulena Krasniqi, një vajzë 21-vjeçare e cila ka pasur
një rrugëtim të bukur pavarsisht se nuk ia doli të prekte finalen.
Violeta Kokollari, një tjetër
shqiptare arriti të shkonte më larg se Gentiana dhe Albulena në “The Voice of
Germany”. Është cilësuar si ‘diamant’ zëri i saj nga anëtarët e jurisë.
Një cilësim të tillë ka përjetuar
edhe zëri i Enrika Derzës. Nuk është fjala për pjesëmarrjen e saj në “The Voice
of Albania”, por në “The Voice of Switzerland”. Garimi i këngëtares shkodrane
nuk ka vetëm pak ditë që ka përfunduar.
“Më ka kontaktuar një shtëpi
diskografike zvicerane dhe të shohim si do të shkojë, por nuk mendoj se jam
gati për një album. E kanë pëlqyer jashtë mase zërin, ngado që kam shkuar dhe
habiten që unë nuk kam frekuentuar asnjë shkollë”, ka deklaruar Enrika në
studion e “Pasdite në Top Channel”.
Vajza që ende nuk i ka mbushur
18 vjeç i është përulur me shumë mirënjohje spektaklit “The Voice of Albania”:
“Po të mos ishte ky spektakel nuk do të merrja guximin të provohesha në Zvicër.
Sot do të isha duke kënduar vetëm në shtëpinë time.”, ka thënë ajo e
entusiazmuar me përvojat e saj.
0 comments:
Post a Comment