Bayern Munich u ka ndaluar hyrjen në stadiumin Alianz Arena për ndeshjen e kthimit të
cerekfinales në kuadër të Champions Ligue me Manchester United gazetarëve
anglezë të dy të përditshmeve britanike, “The
Sun” dhe “Daily Mirror”, pasi i
cilësoi fyese artikujt e publikuar nga këto të përditshme në lidhje me
mesfushorin e tyre Bastian Schëeinsteiger.
29-vjecari bavarez është
s’kuqur me karton të kuq në sfidën me “Red Devils” dhe mediat angleze “The Sun” e “Daily Mirror” botuan në
artikujt e tyre kryesorë pas ndeshjes fjalët ”You dirty Scheëin” që në shqip do të thotë: “Ti derr i pistë”. Për
Bayernin këto tituj të gazetave angleze janë diskriminuese dhe fyerse në
drejtim të lojtarit të tyre dhe asnjë gazetar i dy të përditshmeve nuk do të
jetë i pranishëm në “Alianz Arena” në takimin e kthimit.
Në një deklaratë zyrtare klubi
gjerman ka pohuar se këto artikuj nuk i përmbahen parimeve të UEFA-ss, parime këto
që parashihen për respekt ndaj kundërshatrit.
Në deklaratë thuhet se Bayern
Munich nuk i pranon këto lloj fjalësh dhe i dënon fuqishëm ato, duke vënë në
pah rekomandimet e UEFA-s që bën thirrje të vazhdueshme për respekt në Ligën e
Kampionëve, Poashtu në deklaratë specifikohet si shembull edhe spoti publicitar
ku shumë futbollistë veshin një bluzë të vetme me mbishkrimin Respekt,
për të vënë akoma më shumë në focus dhe për të sensibilizuar tifozërinë e
mediat për respect të ndërsjellë si moto dhe mission i patjetërsueshëm e
sportit, konretisht futbollit.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment