Federata
e Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, janë duke bërë
përgatitjet për dy takimet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, me përfaqësuesen
e Turqisë dhe Senegalit, që priten të zhvillohen në gjysmën e dytë të muajity të
ardhshëm.
Duket që Federata e Futbollit
dhe stafi iPërfaqësueses e kanë të qartë se ndeshjet e karakterit ndërkombëtarë
nuk janë të ngjashme me organizimin e kampionatit dhe se për to lypset një
seriozitet i theksuar. Kjo ka ndikuar që të mobilizohen me kohë për përgatitje
sa më të mira, në harmoni të plotë me kriteret dhe rekomandimet që dalin nga
statusi dhe rregullorja FIFA-s.
Ndeshja e parë kundër Turqisë është
parapa të zhvillohet më 21 maj, ndërkohë që vetëm katër ditë më pas, gjëgjësisht
më 25 maj pritet të zhvillohet ndeshja tjetër kundër Senegalit, në cilësinë e
nikoqirit por që akoma nuk është e qartë nëse do të zhvillohet në Prishtinë,
Mitrovicë apo, sic është thënë disa herë, në Gjenevë të Zvicres.
Në vazhdën e përgatitjeve që
takimi i dytë miqësorë në arenën ndërkombëtare të zhvillohet në stadiumin e
qytetit në Prishtinë, përfaqësuesit e FFK-së janë takuar me ata të MKRS-së dhe me
kryetarin e Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sekretari permanent i FFK-së,
Eroll Salihu për “Radio Evropa e lirë” ka thënë se janë shqyrtuar mundësitë e përgatitjes
stadiumit të Prishtinës që të jetë i gatshëm për datën 21 maj.
“I ka
hije çdo shteti që të luajë ndeshjet në kryeqytet dhe dihet se çfarë efekti do
të ketë edhe për kryeqytetin. Plus, infrastruktura përcjellëse, parkingjet dhe
të tjerat janë të favorshme. Mund të them lirisht se pjesa më e ndritshme ishte
ajo që takimi ka qenë i hapur", ka deklaruar Salihu. Ai poashtu ka
specifikuar se si Ministri, Memli Krasniqi ka dërguar këshilltarin e tij,
Shasivar Haxhijaj, i cili citohet të ketë thënse se “Ja, i keni 500 mijë euro, në tavolinë. Urdhëroni, bëjeni projektin dhe
ne jemi të gatshëm të investojmë në stadiumin e Prishtinës’.
Në anën tjetër kryeatri i Komunës
së Prishtinës, sipas Salihut ka qenë më i rezervuar nga deklaratat e nxituara për
c’gjë mësohet të ketë thënë se “edhe
komuna do të marrë pjesë, varsisht nga nevojat që do të jenë për një intervenim
të shpejt në stadium”, duke shtuar se nëse nuk arrihet që stadiumi i
qytetit të Prishtinës të jetë gati deri me 21 maj, atëherë ndeshja me
përfaqësuesen e Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në
Mitrovicë, aty ku edhe u zhvillua, me lejen e Federatës Botërore të Futbollit –
FIFA-s, takimi i parë ndërkombëtar miqësor, me përfaqësuesen e Haitit, me 5
mars.
Mësohet se ka pasur edhe vërejtje
rreth përfshirjes në Kombëtare të futbollistëve që luajnë në superligë për cka
ndihmëstrajeri Muharrem Sahiti ka thënë se “në
përfaqësuesen e Kosovës janë dyert e hapura, porj, të gjithë duhet ta meritojnë
me punën e tyre.”, duke lënë të kuptohet se përfaqësuesja kërkon një nivelk
më të lartë kualitativ se c’është Kampionati dhe se në të ardhmen secili që dëshmohet
do të jetë i mirëpritur.
Në fund, sekretari I FFK-së,
Erol Salihu ka sqaruar se stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e radhës kundër
Turqisë do të saktësohet javën e ardhshme, ndërsa FFK-ja, sipas tij, që tani është
në kërkim të kundërshtarëve tjerë gjatë këtij viti kalendarik, gjithnjë sipas
afateve të FIFA-s,duke thënë se ekzistojnë mundësi reale që gjatë muajëve
shtator, tetor dhe nëntor përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë edhe tri ndeshje
miqësore të karakterit ndërkombëtarë.
Xh. V.
0 comments:
Post a Comment