Pikërisht
aistimi i Januzaj në videon e mëposhtme,
në ndeshjen e fundit të Premier League, Mancheter UTD – Aston Vila (4 : 1), që
la pa tekst të gjithë futbolldashësit anëkënd rruzullit, duket t’i ketë nxitë kërshërinë
Pep Guardiolas që ta joshë supertalentin nëntëmbëdhjetëvjeqarë!
Vetëm pak ditë më parë e tërë vëmendja
ishte e përqëndruar te ndeshja e sontme cerekfinale Manchester UTD – Bayern
Munich (1 : 1). Askush nuk e “bëri llafin” se Bavarezët (s’)janë të (pa)denjë që
të bëjnë “një udhë e dy punë”.
Sic merret vesh nga mediat
angleze, Bayern Munchen e do Adnan
Januzajn që ta bëjë të saj dhe se transferimin e tij e ka fut në “protokolin e
Top Prioriteteve”. Kur e bën prioritet skuadra bavareze një gjë, atëherë vështirë
është të mos besohet se do të kurorëzohet me sukses. Ndonëse një ide e tillë
duket e largët në orient, mediat angleze, paksa të alarmuara, thonë se Bayern tanimë
ka bërë "provokimet" e para për Januzajn duke dërguar agjentët e tyre
në Angli.
Ndonëse ishin parapa kontakte të
drejtpërdrejta me futbollistin gjatë ditës së djeshme, tani, ndonëse kanë
kaluar disa orë nga ndeshja, akoma nuk flitet të ketë pasur dic konkrete përkitazi
me këtë cështje.
Mediat poashtu kanë thënë se
vet strategu bavarez, Pep Guardiola është iniciator i këtij “misioni të
(pa)mundshëm” sepse e sheh Januzajn si zëvëndësuesin më adekuat të Robben dhe
Ribery që tashmë kanë “shkelur” të tridhjetat.
Gjithnjë sipas mediave angleze,
oferta e parë zyrtare nga Bayern pritet të bëhet në muajin korrik, me c’rast
pretendohet një shkëmbim me Tony Croos që kohëve të fundit po kërkohet nga
Manchester United.
Fakti që “ky muhabet” është hapë
një ditë para ndeshjes, nënkupton se Januzaj ka qenë shënjestër e kahmotshme e
Bayrn Munich dhe se paraqitjet e tij të fundit e kanë bindur Guardiolan se pikërisht
ai është lojtari që i duhet skuadrës gjermane e cila pretendon të hyjë në
histori duke mbrojtur titullin e Champions League.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment