Menaxheri i njeriut me të
cilin identifikohet historia e garave autobobilistike të dy dekadave të
fundit, Michael Schumacher-it ka thënë sot se ka shenja “inkurajuese” sa I përket
gjendjes shëndetësore të tij dhe në veçanti ka shfaqë optimizëm për procesin e
zgjimit nga koma artificiale.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar sot për një “përmirësim
domethënës” në gjendjen e përgjithshme shëndetsore të asit të garave
automobilistike.
Vetë menaxheri Zampine Kem, ka konfirmuar nënvizuar se shenjat
ka arsye për një optimizëm të matur duke saktësuar retorikën përsëritëse disa
herë: “Unë vetëm mund të përsëris se ka shenja inkurajuese”.
Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, 45 vjeç, u lëndua
seriozisht në vendpushimin e skijimit në Meribel të Alpeve franceze më 29
dhjetor të vitit të kaluar.
Në spitalin e Grenobles ai iu nënshtrua një operacioni urgjent
dhe u vendos në një gjendje kome artificiale, në të cilën ndodhet sot e kësaj
dite.
Ditë më parë bashkëshortja e tij është vënë në focus të mediave
duke bërë përgatitjet për instalimin e paisjeve medicinale në shtëpi të tyre, për
c’gjë është supozu se Schumacher së shpejti do të c’vendoset aty, ndërkohë që është
thënë se disa miliona euro do t’i kushtojë përgatitja e shtëpisë me pajisjet e
nevojshme, gjë që u konsiderua si një paralajmrim skeptik por duket të ketë qenë
e vërtetë. Xh.V.
https://www.youtube.com/watch?v=HrppugqZQvQ
https://www.youtube.com/watch?v=HrppugqZQvQ
0 comments:
Post a Comment