Legjenda braziliane, Pele, e ka pranuar se Neymar ishte simulues
edhe në kohën sa ishte në Santos. Megjithatë, O’ Rei beson në kualitetin e
yllit të Barcelonës, i cili sipas tij, mund të shkëlqejë në Botëror.
Braziliani Pele, i ka komentuar kritikat që i ka marrë
Neymar për simulime, duke nënvizuar se sulmuesi i Barcelonës kishte probleme të
tilla edhe në periudhën sa ishte pjesë e Santosit. Këto vlerësime Pele i ka
bërë duke iu atribuuar simulimit mjeshtëror të brazilianit në ndeshjen Real
Madrid – Barcelona 2 : 3.
“Neymar ndonjëherë mundohet të nxjerrë faulla edhe që
nuk ekzistojnë. E kishte këtë problem edhe në Santos. Në Evropë, për të gjërat
tash kanë ndryshuar. Atje, futbolli është më i vështirë dhe për të kjo është
një eksperiencë e shkëlqyeshme”, u shpreh Pele në një intervistë për “ESPN”.
Neymar do të jetë futbollisti nga i cili tifozët
brazilianë presin më së shumti në Botërorin 2014, që do të mbahet gjatë verës,
pikërisht në vendlindjen e tij.
“Ka shumë presion në të dhe kjo më preokupon paksa.
Gjëja më e rrezikshme është se të gjithë presin që ai ta vendos fitoren e
skuadrës”, përfundoi deklaratën e tij njeiu I cili kohë të gjatë e kishte
‘ngritur në qiell’ për kualitetet e vecanta, madje duke e favorizuar e cilësuar
si futbollistin më të mirë aktualisht të planetit.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment