26.3.14

Real Madrid sërish befason.Këtë herë për të keq! Skuadra mbretërore papritmus gjendet në situatë aspak të volitshme në La Liga,. Ajo sonte ka marrë një goditje të fuqishme, e të papritur për t’u “plandosur përtokë”, në garë për titull të kampionit në La Liga.
Los Blancos u mposhtën në udhëtim te Sevilla me rezultat 2:1 dhe kanë rënë në pozitën e tretë në tabelë. Cristiano Ronaldo ka kaluar Realin në epërsi në minutën e 14-të. Por, Sevilla ka barazuar vetëm pesë minuta më vonë përmes Carlos Bacca. I njëjti futbollist ka shënuar për t’i siguruar fitoren Sevillas në minutën 75-të, dhe për të gjunjëzuar Realin befasisht!
Humbjen e Realit e ka shfrytëzuar Atletico Madrid duke mposhtue Granadan (1:0), me golin e vetëm të shënuar nga Diego Costas, për të bërë një hap të madh drejt kreut të tabelës me një pikë më shumë se Barcelona që aktualisht është e dyta.
Me këtë humbje Reali ia ka vështirsuar vetes skajshmërisht punët për titulin e kampionit. Dy xhiro më parë “Mbretërit” kishin të gjitha adutet në dorën e tyre, por humbja e javës kaluar nga Barcelona dhe kjo e sontmja nga Sevila e kanë sjellë Realin në pozitë tejet të palakmueshme.

Xh.V. 
“Mitologjia me fjalë të tjera, është psikologji e lexuar gabimisht si biografi, histori, dhe kozmologji”
Një nga  studiuesit më të njohur bashkëkohorë të mitologjisë së krahasuar : Sipas të cilit, të gjitha rrëfimet mitologjike janë të strukturuara mbi një bagazh të përbashkët imazhesh, simbolesh dhe ngjarjesh.
U lind para plotë 110 vitesh,  Joseph Campbell, mytologist amerikan, shkrimtar dhe pedagog i njohur për punën e tij në mitologjinë krahasuese. Vepra e tij mbulon shumë aspekte të përvojës njerëzore. Filozofia e tij është përmbledhur shpesh në thënien; “Ndiqni lumturinë tuaj”.  Vdiq më 30 tetor 1987.
“Shpella ku ti frikesh të futesh, fsheh thesarin që po kërkon”
Rrugë e hapur – Poezi,Poezi, (shqipërim)
Futu në pyll
në pikën më të errët,
ku nuk ka rrugë.
Udha e hapur,
Eshtë e dikujt tjetër.
Nuk je në rrugën tënde.
Nëse ndjek gjurmët e tjetrit,
Nuk do të mund të kuptosh
As potencialin tënd.
Zgjodhi: Xh.V.

E kush tha që Shqipëria nuk mund të luajë në një Europian? Ideja e re e Uefa, për të krijuar Ligën e kombeve prej sezonit 2018-2019 do të përfshijë të gjitha 54 federatat anëtare të Uefa-s, të cilat do të kenë mundësi të luajnë me njëra tjetrën një kompeticon të ngjashëm me kampionatet e fundjavës.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja britanke, “the Telegraph”, e cila zbulon se në mbledhjen e komitetit ekzekutiv që do të zhvillohet këtë javë në Kazakistan do të miratohet dhe kompeticioni i ri, që do të startojë pas Botërorit të vitit 2018.



Por si do të funksiojë konkretisht ‘Liga e Kombeve’?
54 përfaqësueset e kontinetit europian do të ndahen në tri ose katër kategori, dhe skuadrat mund të lëvizin në kategori me ngjitje ose zbritje në bazë të vendeve që do të zënë në divizionet përkatëse.
16 skuadrat më të mirë të kontinentit do të luajnë në grupin e parë, që përbëhet dhe nga skuadrat më të forta. Ndeshjet mes tyre ato do t’i zhvillojnë në një periudhë dyvjecare gjatë datave kur janë parashikuar miqësoret, dhe do të luajnë me sistem vajtje - ardhje. Fituesit e katër divizioneve, do të marrin pjesë në një “final four”, i cili mund të zhvillohet në një vend neutral në verën e një viti kur nuk ka kompeticione ndërkombëtare.

Gjithashtu fituesit e cdo divizioni, përvec se do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do të kenë shansin edhe për të fituar një vend direkt për në Europianin e ardhshëm. Sipas drejtuesve të Uefa-s, Liga e Kombeve do të jetë kompeticioni i tretë më i rëndësishëm në botë për përfaqësueset, pas Botërorit dhe Kampionatit Europian.
Festivali “NGOMFest” ka shpallë zyrtarisht datat e edicionit të tij të katërt, që këtë herë do të zgjasë katër ditë rresh n qytetin e bukur të Prizrenit, nga 31 korriku deri më 3 gusht
Sipas njoftimeve nga drejtuesit  festivalit, këtë vit do të marrin pjesë artistë të rrymave të ndryshme muzikore duke filluar nga ajo elektronike, drum&bass, dubstep, jazz/ethno, metal, punk, hip-hop si dhe asaj popullore-qytetare, kurse aktivitetet do të mbahen ne tri skenat kryesore të festivalit.
Skena e Shadërvanit në një prej netëve të festivalit do të jetë e rezervuar për artistët e muzikës popullore/qytetare të SHKA “Agimi” nga Prizreni, dhe netët tjëea do të ndahen për performancat e muzikës së zhanrit jazz/ethno. Skena e Marashit në ditën e parë të festivalit do të mbledhë adhurues të muzikës së zhanrit hip-hop, ndërsa tri netët tjera do të jenë të rezervuara për muzikë live dhe elektronike.
Promo Skena për të tretin vit me radhë vazhdon të jetë e hapur për artistët dhe bendet e reja. Skena tradicionale e Parkingut, për këtë edicion do të jetë e vendosur ne ‘Kino Bahqe’.
Këtë vit, për dallim nga vitet e mëparshme “NGOMFest” do të zgjasë katër ditë dhe programit të festivalit do t’i shtohen zhanri hip-hop dhe muzika popullore/qytetare.
Xh.V.

25.3.14

Zogjtë janë si ne. Hanë, pinë, argëtohen, dashurohen, madje edhe divorcohen… Tjetër punë që ne s’e kuptojnë gjuhën e tyre…

Zogjtë mund të lidhen së bashku si një çift dhe të kalojnë kohë të lumtura mes tyre, por edhe ata mashtrojnë njëri-tjetrin, tradhtojnë madje edhe divorcohen. Një studim i ri ka gjetur se zogjtë që jetojnë në popullsi me një raport seksi të njëanshëm janë më të prirur për t’u ndarë, për t’u përzier dhe për të pasur më shumë partnerë.

Zogjtë në popullatat e dominuara nga femrat ka më shumë gjasa të divorcohen nga bashkëshortët e tyre zogjw, përderisa imoraliteti rritet në mjedise kryesisht të dominuar nga meshkujt, pohojnë shkenctarët.

Studimi ka ekzaminuar sjelljet e ndryshme të 197 llojeve të zogjve dhe ka ardhur te konstatimi se shkalla e divorcit është më e lartë në specie me raport të seksit të njëanshëm femëror. Megjithatë, kur numri i zogjve meshkuj tejkalon ato femra, frekuenca e rritjes së mashtrimit në specie rritet në mënyrë tipike.

Studimi i cili u botua në revistën “Biologjia Aktuale”, doli me konstatimin se dy gjinitë kishin më shumë gjasa të kenw më shumë partnerë kur raporti anonte në drejtim të seksit të kundërt.


“Nëse ka më shumë se një partner seksual, zogjtë tjerë që kanë seks rrallë, kanë më shumë shanse të gjejnë një partnerë të ri të gjinisë njejtë”, thotë Andras Liker, nga Universiteti i Sheffield-it. “Në thelb, seksi i rrallë bën që partneri zog të mashtrojë, të tradhtojë dhe të pëlqejë një shok të ri”, ka shtuar ai në fund të studimit. 
Është evidente se skena kërkon edhe palestër për të mbajtur nën kontrollë stresin dhe kondicionin fizik që i duhet një këngëtareje me aktivitete pothuajse të përditshme në skenë. E kur flasim për aktivitetet, padyshim se Dafina Zeqiri – Dafi është ndër këngëtaret më të preferuara që mbushë ambientet kudo që performon.


Ajo spikat me zërin e ëmbël e melodik, sensin e vecantë për t’i harmonizuar të gjitha komponentet që i duhen një artisteje në skenë; për look-un karakteristik; harmoninë ritmike sipas shijeve të audiencës e dhjetëra karakteristika tjera që e bëjnë të vëcantë, ngado që shkon e kudo që performon, madje edhe unike në “tempullin” e skenës gjithmbarshme për c’gjë tanimë i ka bërë vetes një vend meritor me mundësi reale të qëndrojë gjatë në majë të “Himalajeve” të hierarkisë muzikës mbarëshqiptare, mbase një ditë edhe më gjërë… .

Përpos këtyre cilësive pozitive që e karakterizojnë, ajo, si cdo njeri, ka edhe ato negative që bien ndesh me “paqen permanente”. Së fundmi ajo ka vënë në spikamë që di të jetë edhe e ashpër, sidomos me potencialin fizik që ka.

Kohë më parë ka publikuar foto nga stërvitjet në palestër për c’gjë njihet si një frekuentuese e disciplinuar e fitnesit, ndonëse ka shfaqur pamje që “përcojnë mesazhe frikësuse”.
Fotot e publikuara në instagram që shfaqin pamje nga aktivitetet e saj stërvitore, janë adaptuar me  mbishkrimin: “viktima ime”.

Kush ishte “viktima” e saj e shtrirë përtokë dhe e mbërthyer nën “kthetrat e shqipnjës”, kjo nuk është bërë e ditur, por që duhet pas kujdes nga Dafi, pas këtyre pamjeve të publikuara, kjo tanimë është aksiomë, ose teoremë e vërtetuar do të thonin matematikanët!

Xh.V.

“Jo se dua të minimizoj rëndësinë e kërkimit të aeroplanit, por piloti Russel Adams është i zjarrtë”, ishte njëri nga komentet e shumta të adhurueseve të pilotit të përfshirë në “kërkim – shpëtim” të aeroplanit të zhdukur.

Piloti australian, Russell Adams, që është i përfshirë në kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, është bërë hit në internet, fal pamjes së tij. Ai ka shkaktuar histeri në internet nga dëshirat e femrave. Kështu, Tëitteri është plot komente për pamjen e tij. "Jo se dua ta zvogëlojë rëndësinë e kërkimit të aeroplanit, por piloti Russell Adams është i zjarrtë”, thotë një adhuruese.

Adams, i cili ishte udhëheqës i ekipit australian të kërkimit, nuk gjeti mbetjet e aeroplanit, por gjeti shumë adhurues, madje edhe meshkuj. "Në çdo vend tjetër do të ishte model. Në Australi është vetëm një pilot Russell Adams...”, thuhet në një koment tjetër. "Është koha që Hugh Jackman të largohet nga pozicioni i australian më të zjarrtë. Bota ra në dashuri copën e re të Australisë”, thotë një adhuruese tjetër e tij.




24.3.14

David Moyesit asgjë nuk po i shkon për së mbari këtë edicion garash. Pasi ka eliminuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve skuadrën greke, Olympiakos dukej sikur qerrja e skuadrës Angleze po merrte drejtimin e duhur për t’u rikthyer në formën e dikurshme, por gjërat dolën sërish nga binarët kur u kuptua kishte pësuar lëndim serioz në gju që do t’i kushtojë me qëndrim jashtë fushës disa javë holandezit, Van Persi, i cili shkëlqeu dhe ktheu ngazëllimin në sytë e tifoëzëve të skuadrës duke shënuar tre gola në atë ndeshje.

Mediat Angleze kanë njoftuar se Van Persi pos që do të mungojë në ndeshjen  e mbetur nga java e 29 –të ndaj rivalit lokal, Manchester City që zhvillohet sot, ai do të mungoj edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme në kuadër të Champoions League të cilën skuadra e tij e zhvillon javën e ardhshme. Pos kësaj, në bazë të raportit mjekësor për seriozitetin e lëndimit, është thënë se qendërsulmuesi do të mungojë së paku 6 javë. Me këtë nënkuptohet se Van Persi nuk do të mund të paraqitet edhe në ndeshjen e kthimit eliminues të Champions League që knsiderohet hendikepi më i madh që ka mund t’i ndodhë strategut skocez, Moyes, i cili është shprehur optimist pasi ka kuptuar që për kundërshtar në cerekfinale do të ketë skuadrën numnër 1 në planet, Bayern Munich.
Moyes ka deklaruar se aspak nuk i frikësohet kampionit në fuqi të Champions League nga edicioni i kaluar, Bayern Munich, mirëpo kur kishte bërë këto deklarata ai akoma nuk dinte për seriozitetin e lëndimit të njërit nga futbollistëve më premtues të repartit ofansiv të ‘djajve të kuq’.

Xh.V.
“Ju nuk e dini. Unë e di sa kam hequr ‘të zitë e ullirit’ derisa e kam transferuar. Ai vazhdimisht përsëriste se Manchester është shtëpia e tij. Ishte shumë i lumtur atje me tifozët dhe skuadrën.”

Ish presidenti  i Real Madrid, Roman Kalderon mendon se Cristiano Ronaldo mund të kthehet sërish te Manxhester United. Ronaldo i cili ka shënuar 42 gola këtë kampionat në të gjitha garat, ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në ish – skuadrën e tij verën e kaluar para se të nënshkruante kontratë të re me Los Blancos, por Kalderon mendon se ai mund të rikthehet sërish në Old Traford.

“ Në atë kohë ai e konsideronte Fergusonin si një baba dhe cdo gjë në Manchester ishte e bukur për të. Mirëpo , atëbotë dëshironte të transferohej në Madrid dhe të luajë për Realin. Por, vitet e fundit të karrierës ai mbase mund të dëshironte të luante në angli dhe pikërisht në Manchester”, ka thënë Kalderon duke përshkruar detaje që e kishin mundësuar transferimin e  Ronaldos te Real në kohën kur ai ishte shef i skuadrës mbretërore.
24 mars 1919 – Ne Bronxville, Nju Jork, lindi Lawrence Ferlinghetti poet amerikan, piktor, aktivist liberal, botues. Ai është i njohur për “A Coney Island of the Mind” (1958), përmbledhje me poezi, përkthyer në 9 gjuhë, me shitjen e mbi një milion kopjeve. Fragmente nga dy poezi të Lawrence Ferlinghettit

 Poezi si kryengritje
(shqipërim)
 
“Në se do të jesh poet, krijo vepra të afta
për t’u përgjigjur sfidave të kohës apokaliptike,
Ti je Whitman, Poe, Mark Twain, 
Emily Dickinson dhe Edna St Vincent Millay,
Neruda, Majakovski dhe Pasolini,
je amerikan apo jo-amerikan, 
pushtuesit me fjalë mund t’i mposhtësh... "
 
2
Jam duke pritur 
 
jam duke pritur rastin tim 
për rilindjen e një çudie
për dikë që me të vërtetë të zbulojë Amerikën 
dhe të bërtasë 
për zbulimin 
e një kufiri të ri simbolik perëndimor 
për Shqiponjën amerikane
po pres
me të vërtetë të hapë krahët
dhe të fluturojë drejt 
jam duke pritur 
për Epokën e ankthit 
që të bjerë e vdekur 
jam duke pritur
për luftën të luftohet 
për botën e sigurt 
për anarki 
për vyshkjen e 
e të gjitha qeverive
jam gjithmonë në pritje të 
për rilindjen e një çudie.