E kush tha që Shqipëria nuk mund të luajë në një Europian? Ideja e re e Uefa, për të krijuar Ligën e kombeve prej sezonit 2018-2019 do të përfshijë të gjitha 54 federatat anëtare të Uefa-s, të cilat do të kenë mundësi të luajnë me njëra tjetrën një kompeticon të ngjashëm me kampionatet e fundjavës.
Lajmi është publikuar nga e
përditshmja britanke, “the Telegraph”, e cila zbulon se në mbledhjen e
komitetit ekzekutiv që do të zhvillohet këtë javë në Kazakistan do të miratohet
dhe kompeticioni i ri, që do të startojë pas Botërorit të vitit 2018.
Por si do
të funksiojë konkretisht ‘Liga e Kombeve’?
54 përfaqësueset e kontinetit europian do të
ndahen në tri ose katër kategori, dhe skuadrat mund të lëvizin në kategori me
ngjitje ose zbritje në bazë të vendeve që do të zënë në divizionet përkatëse.
16 skuadrat më të mirë të
kontinentit do të luajnë në grupin e parë, që përbëhet dhe nga skuadrat më të
forta. Ndeshjet mes tyre ato do t’i zhvillojnë në një periudhë dyvjecare gjatë
datave kur janë parashikuar miqësoret, dhe do të luajnë me sistem vajtje -
ardhje. Fituesit e katër divizioneve, do të marrin pjesë në një “final four”, i
cili mund të zhvillohet në një vend neutral në verën e një viti kur nuk ka
kompeticione ndërkombëtare.
Gjithashtu fituesit e cdo
divizioni, përvec se do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do
të kenë shansin edhe për të fituar një vend direkt për në Europianin e
ardhshëm. Sipas drejtuesve të Uefa-s, Liga e Kombeve do të jetë kompeticioni i
tretë më i rëndësishëm në botë për përfaqësueset, pas Botërorit dhe Kampionatit
Europian.
0 comments:
Post a Comment