Real Madrid sërish befason.Këtë herë për të
keq! Skuadra mbretërore papritmus gjendet në situatë aspak të volitshme në La
Liga,. Ajo sonte ka marrë një goditje të fuqishme, e të papritur për t’u
“plandosur përtokë”, në garë për titull të kampionit në La Liga.
Los
Blancos u mposhtën në udhëtim te Sevilla me rezultat 2:1 dhe kanë rënë në
pozitën e tretë në tabelë. Cristiano Ronaldo ka kaluar Realin në epërsi në
minutën e 14-të. Por, Sevilla ka barazuar vetëm pesë minuta më vonë përmes
Carlos Bacca. I njëjti futbollist ka shënuar për t’i siguruar fitoren Sevillas
në minutën 75-të, dhe për të gjunjëzuar Realin befasisht!
Humbjen
e Realit e ka shfrytëzuar Atletico Madrid duke mposhtue Granadan (1:0), me
golin e vetëm të shënuar nga Diego Costas, për të bërë një hap të madh drejt
kreut të tabelës me një pikë më shumë se Barcelona që aktualisht është e dyta.
Me këtë
humbje Reali ia ka vështirsuar vetes skajshmërisht punët për titulin e kampionit.
Dy xhiro më parë “Mbretërit” kishin të gjitha adutet në dorën e tyre, por
humbja e javës kaluar nga Barcelona dhe kjo e sontmja nga Sevila e kanë sjellë
Realin në pozitë tejet të palakmueshme.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment