David Moyesit asgjë
nuk po i shkon për së mbari këtë edicion garash. Pasi ka eliminuar në të tetën
e finales së Ligës së Kampionëve skuadrën greke, Olympiakos dukej sikur qerrja
e skuadrës Angleze po merrte drejtimin e duhur për t’u rikthyer në formën e
dikurshme, por gjërat dolën sërish nga binarët kur u kuptua kishte pësuar lëndim
serioz në gju që do t’i kushtojë me qëndrim jashtë fushës disa javë holandezit,
Van Persi, i cili shkëlqeu dhe ktheu ngazëllimin në sytë e tifoëzëve të skuadrës
duke shënuar tre gola në atë ndeshje.
Mediat Angleze kanë njoftuar se Van Persi pos që do të
mungojë në ndeshjen e mbetur nga java e
29 –të ndaj rivalit lokal, Manchester City që zhvillohet sot, ai do të mungoj
edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme në kuadër të Champoions League të cilën
skuadra e tij e zhvillon javën e ardhshme. Pos kësaj, në bazë të raportit mjekësor
për seriozitetin e lëndimit, është thënë se qendërsulmuesi do të mungojë së
paku 6 javë. Me këtë nënkuptohet se Van Persi nuk do të mund të paraqitet edhe
në ndeshjen e kthimit eliminues të Champions League që knsiderohet hendikepi më
i madh që ka mund t’i ndodhë strategut skocez, Moyes, i cili është shprehur
optimist pasi ka kuptuar që për kundërshtar në cerekfinale do të ketë skuadrën
numnër 1 në planet, Bayern Munich.
Moyes ka deklaruar se aspak nuk i frikësohet kampionit në
fuqi të Champions League nga edicioni i kaluar, Bayern Munich, mirëpo kur
kishte bërë këto deklarata ai akoma nuk dinte për seriozitetin e lëndimit të njërit
nga futbollistëve më premtues të repartit ofansiv të ‘djajve të kuq’.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment