Është evidente se skena kërkon edhe palestër për
të mbajtur nën kontrollë stresin dhe kondicionin fizik që i duhet një këngëtareje
me aktivitete pothuajse të përditshme në skenë. E kur flasim për aktivitetet,
padyshim se Dafina Zeqiri – Dafi është ndër këngëtaret më të preferuara që
mbushë ambientet kudo që performon.
Ajo spikat me zërin e
ëmbël e melodik, sensin e vecantë për t’i harmonizuar të gjitha komponentet që i
duhen një artisteje në skenë; për look-un karakteristik; harmoninë ritmike
sipas shijeve të audiencës e dhjetëra karakteristika tjera që e bëjnë të vëcantë,
ngado që shkon e kudo që performon, madje edhe unike në “tempullin” e skenës
gjithmbarshme për c’gjë tanimë i ka bërë vetes një vend meritor me mundësi
reale të qëndrojë gjatë në majë të “Himalajeve” të hierarkisë muzikës mbarëshqiptare,
mbase një ditë edhe më gjërë… .
Përpos këtyre cilësive
pozitive që e karakterizojnë, ajo, si cdo njeri, ka edhe ato negative që bien
ndesh me “paqen permanente”. Së fundmi ajo ka vënë në spikamë që di të jetë
edhe e ashpër, sidomos me potencialin fizik që ka.

Fotot e publikuara në
instagram që shfaqin pamje nga aktivitetet e saj stërvitore, janë adaptuar
me mbishkrimin: “viktima ime”.
Kush ishte “viktima” e saj
e shtrirë përtokë dhe e mbërthyer nën “kthetrat e shqipnjës”, kjo nuk është bërë
e ditur, por që duhet pas kujdes nga Dafi, pas këtyre pamjeve të publikuara,
kjo tanimë është aksiomë, ose teoremë e vërtetuar do të thonin matematikanët!
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment